E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin te botohen prapaskenat e Kosoves

Pse Katari ka vonuar kaq shume per te njohur Kosoven A eshte Gjermania ne nje mendje per Kosoven Franca del kunder Jeremicit Pergjigjet e ketyre pyetjeve jane publikuar nga Wikileaks

Kosova ka nje mori dokumentesh qe pritet te publikohen nga Wikileaks dhe qe flasin ne lidhje me prapaskenat e ketij shteti ne diplomacine amerikane. Behet fjale per me shume se 1300 dokumente qe kane te bejne me Kosoven 688 prej te cilave vijne nga ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Prishtine dy te shenuara si sekrete dhe 347 si dokumente konfidenciale. Deri tani vetem pese dokumente qe flasin edhe rreth Kosoves jane publikuar tre prej te cilave kane interes te vecante.

Pse vonon Katari

Dokumenti i pare i rendesishem ka te beje me Katarin. Shteti arab ka deklaruar prej kohesh se do ta njohe ne te ardhmen Kosoven per dicka e tille nuk ka ndodhur ende. Wikileaks publikon nje dokument ne lidhje me viziten e kryeministrit te Katarit Hamad bin Jassim Al Thani me 4 janar 2009 ne SHBA dhe bisedat qe kishte ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Ky dokument do te deklasifikohej ne vitin 2019.

Ne te sqarohet mbi nje takim mes ambasadorit amerikan ne Katar dhe zevendesministrit te Jashtem Mohamad Al-Rumaihi perpara vizites ku shpjegohen arsyet se perse Katari po vonon njohjen de jure e pavaresise se Kosoves edhe pse de fakto e ka bere dicka te tille. Zevendesministri i Jashtem Mohamad Al-Rumaihi thote se votat e Katarit pro hyrjes se Kosoves ne FMN dhe Banken Boterore tregon simpatine e vertete te Katarit mbi njohjen e pavaresise. Megjithate presidenti rus ka kerkuar nga Katari qe te ece ngadale ne deklaraten e njohjes tha ai. Si pasoje e ndjeshmerise ndaj shqetesimit rus Al-Rumaihi tha Katari ka vepruar keshtu. Ai inkurajoi Sekretaren Klinton qe te kerkoje nga HBJ Kryeministri i Katarit shen. red. mbi kohen e njohjes eventuale nga Katari duke nenvizuar se Katarit i jane afruar organizatoret e nje projekti britanik per perdorimin e zyrave te veta me qeverine e Kosoves per te mbrojtur trashegimine e krishtere te Kosoves sapo Katari te formalizoje njohjen e pavaresise ndash thuhet ne dokument.

Gjermania e bashkuar per Kosoven

Dokumenti i dyte paraqet po aq interes pasi ka te beje me periudhen perpara pavaresise se Kosoves per me sakte vitin 2008 ku ambasada e SHBA ne Berlin kryen nje analize mbi te perbashketat dhe dallimet e dy aleateve te atehershem qeverises CDU-se se Kancelares Angela Merkel dhe SDP-se te ministrit te atehershem te Jashtem Frank Shtajnmajer. Ne kete analize vihet re pozicioni i pandashem i Gjermanise pro Kosoves.

Ne dallojme ndryshime shume te vogla ndermjet Kancelares dhe Shtajnmajerit mbi Kosoven dhe interesi i tyre i perbashket per te punuar ngushte me SHBA per te zgjidhur ceshtjen e statusit dhe per te vulosur rolin udheheqes te BE-se. Nderkohe qe Bundestagu parlamenti gjerman shen. red. do te angazhohet ne debate intensive ne vijim te deklarimit te koordinuar te pavaresise qe pritet ne presim nje konsensus shumepartiak ne favor te pavaresise dhe te mbajtjes se misioneve te KFOR dhe ESDP Politika Evropiane per Siguri dhe Mbrojtje shen. red..

Franca shqetesohet per EULEX-in dhe Jeremicin

Dokumenti i trete flet per qendrimin e Frances mbi Kosoven dhe ne vecanti per kundershtine qe Elizeja ka ndaj ministrit te Jashtem francez Vuk Jeremic. Dokumenti ka te beje me takimin ndermjet ndihmessekretarit amerikan Gordon ne Paris me disa keshilltare te Presidentit Sarkozi nder te cilet edhe Zhan David Levit. Takimi u zhvillua me 11 shtator 2009 ndersa dokumenti do te duhej te deklasifikohej ne vitin 2018. Ne kete takim Levit sqaron pozicionin e Frances dhe shpreh shqetesimin e tij mbi reagimet qe kishte ate kohe qeveria dhe populli i Kosoves mbi dy protokolle te nenshkruara nga EULEX-i me Serbine si edhe per ministrin e Jashtem serb i cili per Levit nuk eshte fytyra moderne e Beogradit.

Levit nenvizoi se misioni EULEX po has probleme diplomatike me qeverine dhe publikun kosovar pas nenshkrimit te dy protokolleve teknike me Serbine. Ata po shpresojne te sigurojne qetesine e vazhdueshme teksa Kosova po i drejtohet zgjedhjeve lokale. NS ndihmessekretari shen. red. Gordon tha se kosovaret do te duhet ti pranojne protokollet por duhet te shpjegohet qartesisht se keto jane marreveshje teknike dhe nuk kane ndikim mbi statusin e pavarur te Kosoves. Levit kritikoi gjithashtu ministrin e jashtem serb Jeremic duke thene se ai nuk po ben asgje per rikthimin e serbeve ose per pjesemarrjen e tyre shen. red. ne qeverine e Kosoves. Levit nenvizoi se Jeremic ben premtime te medha sa here qe vjen ne France por nuk i zbaton ato deri ne fund. Levit nuk takohet me me te dhe nuk e konsideron at fytyren moderne te Beogradit sic ai pretendon te jete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›