Edhe diktatorët kanë pasur më respekt për institucionet
Ju thoni “kryesia e PD”, “degët”, rrënjët, etj. Po ku ka PD, struktura e kryesira? PD është parti personale e një personi dhe është unikal si rast, në gjithë politikën e pjesës ish-komuniste të Evropës. Po do ky personi i vetëm, e mbledh kryesinë në mes të natës dhe shkarkon kë do, ose mbledh “kryesine e vogël” organ jostatutor sikur të mblidhesh në kafe. Ose po do Berisha s’e mbledh fare, kur të vijnë zgjedhjet do ta mbledhë prapë. Parti personale do të thotë që çdo strukturë, çdo rregull a status i saj janë zero, janë në funksion të pushtetit të një njeriu të vetëm. Të paktën ca autokratë madje dhe diktatorë, për hir të etikës e pamjes së jashtme ose nevojës për ta përdorur, e kanë mbajtur e respektuar më shumë partinë si institucion.