E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk këndon himnin, lojtari serb përjashtohet nga kombëtarja

BEOGRAD- Federata e futbollit e Serbisë bëri publike sot lajmin se trajneri i ri i kombëtares Sinisha Mihajlovic ka larguar lojtarin Adem Lajicin nga ekipi, pasi ka refuzuar të këndojë himnin kombëtar të Serbisë.

Mediat vendase bëjnë me dije, se Lajic pjesëtar i pakicës myslimane të Serbisë, refuzoi të këndojë himnin përpara miqësores së të shtunës me Spanjën, në të cilën Serbia humbi 2-0. 

Vendimi i trajnerit ka marrë mbështetjen e plotë të federatës serbe të futbollit, e cila në një deklaratë për mediat shprehet se largimi i Ljajiç nuk është përfundimtar, por ai duhet të “ndërrojë mendje përsa i përket respektimit të rregullave. Kur të ndodhë kjo, mund të kontaktojë në telefon me trajnerin Mihajloviç e të rikthehet në kombëtare”.

Nga ana e tij, Adem Ljajiç ka sqaruar se nuk e këndon himnin serb për arsye personale. Futbollisti 20-vjeçar i takon besimit fetar musliman, lindur e rritur në rajonin e Sanxhakut, një rajon me shumicë muslimane pranë kufirit me Kosovën. 

 Trajneri Sinisha Mihajlovic, i cili javën e shkuar nënshkroi kontratën 2-vjecare me ekipin serb i ka shtyrë lojtarët të nënshkruajnë kodin e sjelljes, ku përfshihet zotimi për të kënduar himnin kombëtar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›