Shqiperia e Madhe kunder Iranit
Mund ta quani Shqipëria e Xhani De Biazit. Kombëtarja fiton edhe miqësoren e dytë, atë më të rëndësishmen të luajtur në Stamboll kundër Iranit, një emër i madh i futbollit aziatik. Sfida në qytetin më të madh turk përfundoi 1-0 me golin e Emiljano Vilës duke i dhënë një gëzim të jashtëzakonshëm tifozëve kuqezi të cilët e bën të ndihej mbështetja e tyre për skuadrën, edhe pse ishin në numër më të vogël se fansat iranianë.
Një triumf i rëndësishëm, mbi të gjitha për konsolidimin e skuadrës në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2014, ku De Biazi ka hedhur në fushë formacionin 4-4-1-1 me Çanin në sulm, një taktikë që pritet të përdoret gjatë eliminatoreve. Por, sinjalet më të rëndësishme kanë ardhur nga debutuesi Etrit Berisha në portë, nga dyshja Mavraj-Cana në mbrojtje dhe nga mesfusha në tërësi.
Ajo që ka spikatur prej startit ishte loja agresive e kuqezinjve për të frenuar një kundërshtar më cilësor dhe jo rastësisht tre herë pjesëmarrës në fazën finale të Kupës së Botës. Efikasiteti në mbrojtje i shoqëruar me kundërsulmet e rrezikshme kanë bërë që Shqipëria të shfaqet me rrëzikshëm në minutat e para të lojës me Bakajn. Megjithatë, në fraksionin e parë të lojës ishte Irani që mund të kishte kaluar në avantazh.
Skuadra e drejtuar nga Karlos Kueiroz ka rrezikuar në dy momente, ku shansin më të mirë e kishte Nuri Tejman, goditja e të cilit përfundon pak mbi portë. Fraksioni I parë I lojës u mbyll me tentativën nga distance të Vilës, që neutralizohet nga portiere kundërshtar.
Në pjesën e dytë, Irani arrin të shënojë me Karim Ansarifard, por rrjeta është anuluar për faull të dukshëm me dorë të sulmuesit. Kundërpërgjigja e kuqezinjve vjen e menjëhershme. Në të 59-tën, pas një aksioni ku mbrojtja kundërshtare nuk ka larguar dot topin, Emiljano Vila lëshon një goditje me klas dhe potencë nga jashtë zonës dhe e dërgon topin në rrjetë.
Irani hidhet I gjithi në sulm dhe provon të gjejë rrjetën e barazimit, por fillimisht portiere Berisha është I guximshëm dhe me fat në daljen në të 71-tën, duke e frenuar topin me fytyrë, ndërsa më pas tentative e iranianëve shuhet pak centimetra jashtë portës.
Takimi është mbyllur me zëvendësime të shumta nga të dyja skuadrat, ku për Shqipërinë spikati edhe debutimi i Mërgim Brahimit, ndërsa tantativa e fundit e rrezikshme e ndeshjes erdhi nga Ansi Agolli në sekondat finale.
Në fund nuk kishte si të mungonte përshëndetja e skuadrës me tifozët, për një fitore që tregoi se Shqipëria ka të ardhme dhe se ka marrë pamjen dhe filozofinë e një skuadre moderne. Fitorja me Iranin premton dhe tashmë testi i radhës do të jetë ai i gushtit kundër Moldavisë.