Bastet ne Itali arrestime te tjera
Në orët e para të mëngjesit të së hënës ka nisur edhe vala e re e arrestimeve për skandalin e basteve në Itali. Kapiteni i Lacios, Stefano Mauri dhe ish-lojtari i Xhenoas, Omar Milaneto që aktualisht luan te Padova, janë mes futbollistëve të radhës të arrestuar në operacionin “Neë Last Bet”, që drejtohet nga policia e Kremonës.
Në total, hetuesi Guido Salvini ka lëshuar 19 mandat-arresti, ndërsa kanë rënë në sy dy kontrolle të befasishme. I pari është bërë në Koverçano, në grumbullimin e Kombëtares Italiane ndaj Domeniko Krishitos. Mbrojtësi i Zenitit akuzohet për bashkëpunim me organizatat kriminale për mashtrim sportive prej periudhës kur luante me Xhenoan.
Uniformat blu mënyrë në orën 06.25 të mëngjesit në qendrën stërvitore të përfaqësueses “axurre”, ndërsa kontrolli zgjati mbi dy orë e gjysmë. Krishito është në telashe pasi pak ditë përpara ndeshjes Lacio-Xhenoa është fotografuar në praninë e Skulit dhe një të akuzuari boshnjak. Ky i fundit është takuar edhe me Milaneton dhe ka shkëmbyer mesazhe telefonike edhe me Kaladzen dhe sipas hetuesve gjithçka është finaluzuar me trukimin e ndeshjes që u mbyll në mënyrë rokambolekske me shifrat 4-2.
Mes të hetuarve është edhe Antonio Konte, për ngjarjet kur ishte trajner i Sienës. Policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e teknikut të Juventusit kampion dhe akuzat ndaj tij janë bashkëpunim me organizatat kriminale me qëllim mashtrimin sportiv.
Në operacionin e policisë janë dhënë 19 masa ndalimi dhe u zhvilluan shumë kontrolle. Kjo cilësohet si pjesa e dytë e hetimit, që në dhjetor 2011 u shoqërua me arrestimin e 17 personave të tjerë të hetuar për skandalin e basteve. Sipas të dhënave, nën hetim është edhe presidenti i Sienës, Masimo Mexaroma, i cili është akuzuar nga Karlo Xhervazoni se ka paguar lojtarë të një ekipi kundërshtar për të toleruar ndeshjen.
Futbollistët italianë, mes të cilëve ka edhe lojtarë të Viçencës, Padovas, Sampdorias dhe ekipeve më të vogla, duket se vepronin për llogari të disa grupeve kriminale që trukonin ndeshjet në nivele të ndryshme të kampionatit Italian. Pesë mandate-arresti nga 19 në total janë bërë për shtetas hunagrezë, të cilët janë të akuzuar në vendin e tyre për trukime ndeshjes dhe mes tyre figuron edhe ish-lojtari i Tiranës, Zoltan Kenesei.