Bellamy turpërohet që është futbollist

Sulmuesi i Manchester Cityt, Craig Bellamy nganjëherë turpërohet që është futbollist, derisa kritikoi kolegët e tij profesionistë. Bellamy ka thënë se befasohet nga sjellja e disa bashkëlojtarëve dhe pranon se ai zemërohet kur një bashkëprofesionist tregon mungesë të përkushtimit në fushë.
“Nuk ndihem afër futbollistëve. Nganjëherë kur shoh gjëra të caktuara, turpërohem që jam futbollist”, tha ai për News of the World. “Nuk shkoj në klube të natës, nuk shkoj në kafiteri, nuk e kaloj ditën duke bërë shoping, kjo nuk më intereson. Kaloj shumë kohë me fëmijët e mi në shtëpi. Aty ndihem mirë”, shtoi uellsiani.
Bellamy ka insistuar se jep maksimumin në fushë dhe është gjithmonë i gatshëm të sakrifikohet në dobi të ekipit. “Nuk mund të qëndroj në fushë si turist. Disa djelmosha e bëjnë këtë, por unë nuk mundem. Kur luaj, luaj me të vërtetë, kurrë nuk shtirem. Nuk lejoj të udhëhiqem nga emocionet. Kurrë nuk kam qenë i tillë. Unë e kryej punën time. Ajo që ka rëndësi për mua është respekti i familjes sime, njerëzve që më njohin, menaxherit tim dhe bashkëlojtarëve të mi”, përfundoi ai.