Nuk lejohet ndërrimi i degëve duke rihyrë sërish në provimet e maturës
06/04/2009 Pranimet akademike 2009-2010
Përjashtohen nga e drejta e pjesëmarrjes në provimet me zgjedhje për pranimet akademike 2009-2010 të gjithë ata kandidatë që kanë filluar studimet e larta, por që duan të ndërrojnë degë duke konkurruar dhe një herë nga e para. Në rregulloren e provimeve të maturës për 2009-n është përcaktuar se kjo kategori nuk mund të marrë pjesë në provime, pasi figurojnë të regjistruar si studentë pranë institucioneve të arsimit të lartë publik në vend. Kjo kategori aplikantësh nuk kanë të drejtë të ndryshojnë degën apo fakultetin, duke u futur përsëri në provimet e maturës shtetërore. Çdo nxënës që ka vlerësimin kalues në dy provimet e detyruara mund të aplikojë për ndjekjen e studimeve të larta, po për këtë duhet të japë provimet me zgjedhje, që janë vendimtare në përcaktimin e fituesve. Ndërkohë nxënësit që do të rezultojnë mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara gjatë sezonit të parë, nuk kanë të drejtë të futen në provimet me zgjedhje. Sipas rregullores, ata duhet të japin riprovim lëndët e detyruara në sezonin e vjeshtës dhe në qoftë se vlerësohen kalues në to, kanë të drejtë të futen në provimet me zgjedhje, por vetëm gjatë vitit të ardhshëm 2010-2011. “Kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e maturës shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje)”, - thuhet në rregulloren e provimeve. Në të kundërt nuk do të përfshihen në garën e përzgjedhjes, nëse rezultojnë në njërin nga katër provimet qofshin këto me zgjedhje apo të detyruara. Ndërsa kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës mund të konkurrojnë në këto institucione arsimore publike pa qenë të detyruar të japin provimet e lëndëve me zgjedhje. “Të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006, 2006-2007, 2007-2008 dhanë vetëm provimet e detyruara, por jo provimet me zgjedhje të maturës shtetërore për t’u regjistruar në fakultetet këtë vit duhet të japin provimet me zgjedhje pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Përjashtohen kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve e atë sportive”, - thuhet në rregullore.