NATO, Presidenti Topi falënderon kontribuuesit
06/04/2009 Kreu i shtetit përshëndet nga Aeroporti “Nënë Tereza” pas kthimit nga Samiti
Delegacioni shqiptar u kthye nga ceremonia dy ditore e Samitit të NATO-s
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, menjëherë pas kthimit nga Samiti i NATO-s ka rifalënderuar në Aeroportin “Nënë Tereza” qytetarët dhe institucionet shqiptare, partnerët ndërkombëtarë si dhe mediat, për kontributin e tyre lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ai u prit me një ceremoni zyrtare me roja nderi dhe bandë muzikore, mes të cilave përcolli urimet më të mira për të gjithë. “Kam kënaqësi të veçantë në një ditë të mrekullueshme si kjo, në të gjithë kuptimet e mundshme të fjalës, që të falënderoj të gjithë popullin shqiptar dhe institucionet e Shqipërisë, Forcat e Armatosura për atë çka bënë të mundur, që Shqipëria të pranohet anëtare me të drejta të plota në NATO. Padyshim vullnetit dhe dëshirës së popullit shqiptar, institucioneve të tij, i është bashkëngjitur vullneti i aleatëve tanë, të cilët na mbështetën sot në këtë rrugë. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë, në mënyrë të veçantë aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, -theksoi në krye të fjalës përshëndetëse kryetari i shtetit. Një vend të veçantë në fjalën e tij ai u la edhe përfaqësuesve të medias, që përcollën masivisht procesin e anëtarësimit nga Strasburgu dhe Këlni. “Sepse keni bërë të mundur të përcillni të gjitha momentet më të rëndësishme, atë që ka pasur të bëjë me aspiratën e thellë të popullit tonë, atë që kanë bërë institucionet shqiptare, reformat që kemi zhvilluar, takimet e shumta ndërkombëtare dhe mbi të gjitha evenimentin që u realizua dje dhe suksesin e plotë”, - tha Topi. Gjatë ceremonisë së Samitit Presidenti i Republikës u takua me Presidentin e SHBA-së Barak Obama, nga i cili mori përgëzimet për futjen e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO dhe inkurajimin për vazhdimin e reformave në Shqipëri. Presidenti Topi ftoi Presidentin Obama për një vizitë në vendin tonë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, si për çdo shqiptar edhe për Presidentin e Republikës është një vend i merituar. “Shqipëria nuk është thjesht një vend, i cili manifestoi vullnetin, por u përpoq shumë dhe ju vetë jeni dëshmitarë që të gjitha forcat politike, Parlamenti shqiptar, të gjitha institucionet, Forcat e Armatosura, u janë nënshtruar reformave të jashtëzakonshme, reformave politike, reformave institucionale, të administratës, të Forcave të Armatosura, që ishin të angazhuara direkt në misione të përbashkëta dhe do të thosha e ka merituar”, - ka deklaruar numri një i shtetit shqiptar. Ai e ka cilësuar rezultat të një përpjekjeje të përbashkët, një “joint venture”, që vjen sa nga përpjekjet e Shqipërisë, ashtu dhe nga dëshira dhe vullneti i vendeve anëtare të NATO-s për t’i dhënë mbështetjen Shqipërisë.