Nuk merr merita

Kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto nuk është përfshirë në debatin se kush ka më shumë merita për njohjen e nëntëdhjetë që i ka ardhur Kosovës të mërkurën.
Në një bisedë për Express, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka thënë se njohja nga Brunei ka ardhur në radhë të parë si rezultat i argumenteve të Kosovës për shtetësi dhe pavarësi.
Por, në ditën kur erdhi njohja, Ministria e Jashtme e Kosovës ia atribuoi të gjitha meritat për njohje Ministrit Enver Hoxhaj, duke mos e përmendur asnjë kontribuues tjetër të kësaj njohjeje.
I menjëhershëm kishte qenë reagimi i Zyrës së Zëvendëskryeministrit të Parë, të cilët thanë se merita për njohjen nga vendi aziatik i ka Behgjet Pacolli.
Asnjëri dikaster qeveritar i Kosovës nuk kishte përmendur kontributin e Shqipërisë në këtë njohje, ndonëse Ministri i Jashtëm shqiptar, Haxhinasto, para një muaji kishte thënë se njohja nga Brunei do të ndodhë shumë shpejt.
Për dallim prej homologëve të tij të Kosovës, Haxhinasto thotë se meritat për njohjen nga Sulltanati i Bruneit i kanë të gjithë.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...