Përforcohet KFOR-i, arrijnë edhe 70 ushtarë gjermanë

"Kjo është pjesa e dytë e zbarkimit në zhvillim të 550 ushtarëve gjermanë dhe 150 ushtarëve austriakë, i cili është i paraparë të zgjasë gjerë të hënën e ardhshme. Që nga dita e djeshme, këto trupa janë duke u zbarkuar në Kosovë, si pasojë e një kërkese të Komandantit të KFOR-it, gjeneral major Erhard Drews, si rrjedhojë e vlerësimit të tij për një rritje të tensionimit në Kosovë" thuhet në komunikatë.
Më tej shtohet se "Është vendimi i tij se kur, ku dhe si do të shfrytëzohet kjo forcë rezervë".
Zyrtarët thonë se përforcimet me trupa nga Gjermania dhe Austria, do ta shtojnë në afro 7 mijë pjesëtarë, misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë, të udhëhequr nga NATO-ja.
Pritet që deri më 1 Maj, me ftesë të KFOR-it, në Kosovë të vinë edhe 150 ushtarë nga Austria, të cilët pritet të vendosën në veri të Kosovës. Sipas mediave austriake, ata do të qëndrojnë në Kosovë të paktën katër javë.