E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombë ndaj tifozëve të Barcelonës dhe Chelseas

Një person ka vdekur, kurse nëntë të tjerë janë lënduar rëndë pas shpërthimit të një bombe në një hapësirë të qytetit nigerian Josu ku ishte duke u shikuar ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Chelseas.

Në hapësirë ishin rreth 50 persona, ndërsa sipas deklaratave nga zyrtarët e policisë është çudi që ka humbur jetën vetëm një prej tyre. Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, por duke pasur parasysh se shpërthimi ndodhi në rajonin e krishterëve, dyshohet në radikalët mysliman.

Gjatë të njëjtës nate në Nigeri ndodhën edhe dy shpërthime tjera, në ët cilat humbën jetën gjithsejtë dhjetë persona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›