E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk mund te bejme sikur jemi

Ne nuk mund te bejme sikur jemi ne nuk mund te bejme sikur flasim ne nuk mund te bejme sikur jemi opozite. Ne do te jemi ketu barrikade per te zbatuar ligjet kushtetuten rregulloren e ketij vendi. Ky eshte misioni ky eshte shqiptarizimi qe ndonje zonje apo ndonje zoteri shkoi deri ne akuza absurde per opoziten e nje vendi. Antishqiptar dhe antikombetar je kur shkel kushtetuten

Nga Gramoz Ruci

U dhunua vota e lire e te zgjedhurve te ketij vendi. Tani eshte momenti qe ju kerkoni te legjitimoni kerkoni te kaloni te miratoni ate qe keni bere ne nje seance me pare. Zoterinj te nderuar ne nuk kerkojme te imponojme tek ju vullnetin tone por jemi ne te drejten tone qe ju te jeni te detyruar te zbatoni kushtetuten e ketij vendi.

Keni shkelur ne sallen e kuvendit para opinionit publik shqiptar ne sy te medias nje nen te kushtetutes. Dhe tani kerkoni qe te beheni edhe deshmitare edhe qorr edhe shurdh edhe bashkefajtore edhe opozite.

Prandaj para se ta hidhni ne vote ate duhet te zbatoni kushtetuten. Para se te hidhni ne vote ate duhet te zbatoni rregulloren e ketij parlamenti. Ju jeni te detyruar ta beni kete sepse ka ndodhur nje gje teper e madhe.

Jeni te detyruar qe procesverbali te mos miratohet. Jeni te detyruar te zbatoni nenin 61 pika e cila thote citoj cdo votim i kryer ne kundershtim me kushtetuten dhe me ligjet ose rregulloren e kuvendit eshte i pavlefshem thote rregullorja jo opozita.

Pyetja qe shtrojme ne si opozite eshte qytetare te nderuar dhe te respektuar te Shqiperise partnere dhe organizma ku ne duam dhe aspirojme dhe duam te anetaresohemi kemi nje mazhorance qe ne mes te dites ne sallen e parlamentit ne sy te medias shkel Kushtetuten. Qytetare te Shqiperise kemi nje maxhorance qe ne mes te dites shkel ligjin duke shkelur kodin qe ka cdo parlament i botes rregulloren e tij.

Qytetare te Shqiperise ne kemi nje vit qe kerkojme transparence te zgjedhjeve te 28 qershorit por edhe kur kete transparence e ben media kjo maxhorance nuk do tia dije as per zbatimin e kodit as per zbatimin e ligjit as per zbatimin e kushtetutes.

Prandaj une ju falenderoj juve qe e shpallet rezultatin e votimit te pare te dekretit me elektronike duke e pasqyruar para publikut shqiptar por mazhoranca nuk do qe nuk do do qe ta beje fakt te kryer duke miratuar edhe kete procesverbal te kesaj seance.

A mund te kete besim me ky popull tek kjo maxhorance kur per zgjedhjet e ardhshme i thuhet se arritja e fundit e shekullit eshte votimi elektronik.

Dhe kur ky votim elektronik aplikohet ne parlament e shpallet rezultatin ne ekranin e tij para televizorit para publikut dhe kjo mazhorance e manipulon i thote ik se ke gabuar si elektronike. U kishte ngelur per te manipuluar ne rruge elektronike e provuan dhe e realizuan ne sallen e parlamentit. A mund te kete me votim te lire ne kete vend.

Une jo qytetarit shqiptar por perfaqesuesi i qytetarit shqiptar deputetet shqiptare te zgjedhurit te ketij vendi i mohohet vota qe ka dhene i manipulohet vota qe ka dhene i behet presion nga kreu i qeverise ne sy te publikut ne sy te medias brenda gjysme ore. Prandaj ne nuk mund te bejme sikur jemi ne nuk mund te bejme sikur flasim ne nuk mund te bejme sikur jemi opozite.

Ne do te jemi ketu barrikade per te zbatuar ligjet kushtetuten rregulloren e ketij vendi. Ky eshte misioni ky eshte shqiptarizimi qe ndonje zonje apo ndonje zoteri shkoi deri ne akuza absurde per opoziten e nje vendi. Antishqiptare dhe antikombetare je kur shkel kushtetuten.

Antishqiptare dhe antikombetare je kur shkel parimet e se drejtes kur shkel ligjet e vendit kur shkel parlamentarizmin ku manipulon voten e zgjedhesve kur nuk ploteson kushtet dhe kriteret per integrimin e vendit dhe kjo pergjegjesi eshte e juaja. Une i bej apel edhe presidentit te vendit.

I nderuar President e shikon apo se shikon si garanti i kushtetutshmerise mazhoranca nga ku ke dal dhe qe te ka votuar sesi e shkel kushtetuten e vendit dhe dekretin qe i propozon. Une kam nje apel per te gjithe pronaret qe cenohen nga hyrja ne fuqi dhe nga ky votim i turpshem tuaj.

E shikoni apo nuk e shikoni partine qe keni mbeshtetur ne 20 vjet sesi u dhunon lirite dhe te drejtat tuaja per pronen. E pra kjo jeni ju dhe ne nuk mund te rrime ne heshtje.

Per ta mbyllur nuk eshte propozim i opozites por eshte detyrimi juaj qe te zbatoni fjale per fjale rregulloren e kuvendit qe kur nje votim eshte ne kundershtim me kushtetuten kur nje votim eshte ne kundershtim me ligjin kur nje votim eshte ne kundershtim me rregulloren ai quhet i pavlefshem.

Fjala e mbajtur ne Parlament

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›