E Diel, 1 Nëntor 2026

Si i internuar 135 dite jashte Shqiperise

Jam i lumtur qe jam midis jush dhe te them te drejten 135 ditet jashte vendit jam ndier si i internuar duke qene larg jush larg anetareve dhe simpatizanteve tane ne te gjithe Shqiperine. Por njekohesisht jam krenar qe pas nje viti objektivat tona kryesore per te perparuar ne integrimin evropian te Shqiperise tashme jane duke u prekur nga te gjithe shqiptaret

Nga Ilir Meta

Jam krenar qe se bashku me ju dhe se bashku me gjithe te tjeret qe kane kontribuar ne menyre konstruktive dhe pozitive gjate ketij viti jane permbushur te gjitha detyrimet e Shqiperise te qeverise dhe te shtetit perpara Bashkimit Evropian ne menyre qe te gjithe qytetaret shqiptare me te izoluarit ne Evrope 20 vite me pare te fitojne te drejten per te qene qytetare te cilet nuk do te diskriminohen me per te pare Evropen per tu takuar dhe per tu shpallur me femijet e tyre me te afermit e tyre.

Jam krenar sepse sot pas nje viti qe kur ne hyme ne kete qeveri qe prodhoi rezultati i kodit te 28 qershorit Kosova ka nje pozite shume me te forte sesa nje vit me pare. Po keshtu jam krenar ministri i ri i jashtem z. Haxhinasto eshte mirepritur nga te gjithe dhe nga sekretarja e shtetit e cila i ka konfirmuar se afermi dhe nje takim Uashington dhe ne kete menyre jam i qete se se bashku me ju jo vetem diten e diel te kurorezojme ne menyren me demokratike me transparente dhe me qytetare per kete fushate 3-mujore per te zgjedhur kryetarin dhe lidershipin e ri te LSI-se se kryeqytetit por dhe te fillojme takimet tona dhe riorganizimin e LSI-se ne te gjithe Shqiperine.

Sepse pas nje viti pervec arritjeve pervec perfaqesimit ne pergjithesi dinjitoz te perfaqesuesve tane kemi kuptuar se perfaqesuesve tane ne te gjitha nivelet u duhet kujtuar se ajo qe permenden te dy profesoret por dhe shume prej jush se ata nuk jane atje per shkak te meritave personale por jane atje per te perfaqesuar voten mandatin dhe moralin anetareve dhe simpatizanteve te Levizjes Socialiste per Integrim.

U duhet kujtuar se perfaqesuesit tane vertet jane ne koalicion me Partine Demokratike por ata nuk jane perfaqesues politike te partise demokratike por te Levizjes Socialiste per Integrim.

Ne jemi te bindur se parimet mi te cilat u ndertua kjo force politike jane shume te fuqishme. Kjo ishte forca e pare politike ne Shqiperi e cila inspiroi parimin nje anetar nje vote. E realizuam dhe do ta realizojme gjithmone dhe do ta konsolidoje si nje shprehje te respektit per anetaret per simpatizantet per qytetaret per komunitetin dhe nuk do ti perdore parime te tilla apo me sakte ti keqperdore per ti neperkembur anetaresine dhe vullnetin e saj.

Ndaj eshte e rendesishme qe strukturat e reja te kete voten tuaj do te kene besimin tuaj dot e funksionojne ne menyre edhe me kolegjiale sesa deri tani. Mbi te gjitha eshte e rendesishem se roli i LSI-se si force politike do te rritet ne qeverisjen e vendit.

Ndaj duke shprehur mirenjohjen me te thelle ndaj te gjithe anetareve tane ne menyre te vecante ndaj Levizjes Rinore per Integrim e cila sidomos ne kryeqytet ka funksionuar pa pushim une besoj se ne me kete gare nisim nje proces te pandalshem hapjeje ndaj intelektualeve ndaj akademikeve qe me pervojen e tyre do te ndihmojne per shpejtimin e proceseve integruese evropiane te vendit tone sepse liberalizimi i vizave nuk eshte gjithcka eshte nje hap shume i rendesishem qe do ta prekin te gjithe qytetaret shqiptare por eshte vetem nje stacion drejt integrimit te plote te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian.

Ne jemi te ndergjegjshem se pavaresisht nga nje vit qeverisje ku LSI ka qene pjese e saj gjerat ne Shqiperi nuk kane shkuar ne menyren me te mrekullueshme qe ne do te deshironim. Ne jemi te ndergjegjshem qe shqiptaret kane ende shume probleme te medha sociale dhe ekonomike por nuk duhet te harrojme se edhe fqinjet tane anetare te BE kane probleme shume te medha gjithashtu.

Nuk duhet te harrojme se e gjithe bota po perjeton ne pergjithesi nje situate delikate por une jam i bindur se tashme perqendrimi yne ne te gjitha politikat ekonomike dhe sociale do te jete shume i madh dhe ne do te bejme gjithcka qe ne menyre te vazhdueshme dhe te sigurt mireqenia e shqiptareve te rritet qe ne menyre te qendrueshme ekonomia jone te rritet dhe kjo rritje te shkoje sa me shume ne interes te shtresave me ne nevoje.

Ne do te bejme cdo gje qe klima ndaj biznesit te permiresohen ne menyre te vazhdueshme qe pengesat burokratike dhe korruptive te eliminohen sa me shume edhe ne praktike ne do te bejme cdo gje per te bere cilido shembull te abuzimit dhe te shkeljes se ligjit sepse zbatimi i ligjit njesoj per e te gjithe eshte deviza jone kryesore.

Ndaj diten e diel ju ftoj edhe njehere te gjitheve te shkojme ne te 11 qendrat e votimit ne njesite e kryeqytetit te votojme per kandidatet me te mire jo vetem per kryetar ku njeri eshte me i mire se tjetri dhe jam i sigurt se shume prej jush do te vendosin ne minuten e fundit por edhe per te gjithe drejtuesit e tjere.

Le ta kthejme 26 shtatorin ne nje dite te rendesishme te nj standardit te ri te politikes se brendshme te forcave politike ne vendin tone te nje standardit evropiane ashtu sic e ka edhe e majta evropiane. Suksese kandidateve tane suksese LSI dhe njekohesisht jam i bindur qe shume shpejt do te kemi edhe shume ngjarje te rendesishme ku me e rendesishme e afert do te jete Konventa e Levizjes Rinore per Integrim.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›