“Nuk na lajmëruan, në sportel nuk jepnin sqarime”
16/08/2010 “Albania Airlines” anulon fluturimet në çastet e fundit, revoltohen pasagjerët
Udhëtarët janë detyruar ta blejnë biletën me çmim më të shtrenjtë
Rreth 100 pasagjerë që do të udhëtonin drejt Italisë me linjës “Albania Airlines” janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak se kompania kishte anuluar fluturimin pa i vënë në dijeni. Pasagjerët duhej të niseshin dje në orën 16:30, po kur kanë shkuar në aeroportin e Rinasit, janë përballur me një situatë të pazakontë. Kompania kishte anuluar fluturimin dhe pasagjerët janë përballur me mungesën e plotë të informacionit lidhur me gjendjen e krijuar. Shumica e pasagjerëve ishin qytetarë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe ishin kthyer për të kaluar pushimet e verës dhe bileta ishte e prenotuar vajtje-ardhje. Në aeroport kompania “Albania Airlines” është mjaftuar vetëm me një punonjëse, e cila u thoshte qytetarëve se “udhëtimi është anuluar dhe ju do të niseni ditën e nesërme me avionin e një kompanie tjetër”. Megjithëse udhëtarët kanë kërkuar shpjegime, asnjë prej drejtuesve të kompanisë nuk ka denjuar të sqarojë udhëtarët, të cilët tashmë rrezikojnë edhe vendet e punës, pasi nesër ishte dita e fillimit të saj. Një prej pasagjereve, Imelda Ypi, tregoi dje për gazetën “Metropol” se “dje sipas biletës duhej të fluturonim për në Itali në orën 16:30, por me të mbërritur në aeroport na komunikuan se udhëtimi ishte anuluar. Me gjithë këmbënguljen për sqarime, përfaqësuesi i kompanisë deklaroi vetëm se nuk do të fluturonim sot dhe se për këtë ishim njoftuar me anë të një e-mail-i nga kompania”. Çuditërisht, të njëjtët pasagjerë, duke e pasur biletën me prenotim vajtje-ardhje në datën 6 gusht, që ka qenë edhe data e nisjes nga Italia, janë njoftuar me telefon se avioni do të kishte vonesa, ndërsa këtë herë u është thënë se ishin njoftuar me e-mail. Por vetë pasagjerët deklaruan se, pavarësisht kësaj, janë kontrolluar adresat dhe asnjë njoftim nuk u ka ardhur nga kompania që t’i lajmëronte, në mënyrë që të merrnin masa. Ndërkohë nuk është vetëm ky problemi, biletat e prenotuara kanë kushtuar 209 euro vajtje-ardhje, por me pikun e pasagjerëve bileta e kthimit në Itali kushton 250 euro. Sipas informacioneve, kompania ka deklaruar se do t’u rimbursojë pasagjerëve 100 euro për biletën, çka do të thotë se qytetarët duhet të paguajnë nga xhepat e tyre rreth 150 euro shtesë për t’u kthyer sërish në vendet e tyre të punës.