Nuk nis regjistrimi për master, Rrokaj: Nuk ka ardhur udhëzimi
Në ditën e parë të regjistrimit për kandidatët e ciklit të dytë të studimeve në universitete, sekretaritë e fakulteteve kanë vijuar punën normale, pa pranuar asnjë kandidat që do të dorëzonte dokumentacionin. Kjo, pasi sipas dekanëve të fakulteteve, ende nuk ka mbërritur në zyrat e tyre udhëzimi i ministrit të Arsimit, që përcakton procedurat dhe datat e regjistrimit, duke e lënë procesin në mëshirë të fatit.
Rrokaj: Presim udhëzimin
Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, prof. dr. Shezai Rrokaj, tha dje për “standard” se procesi i regjistrimit do të nisë sapo të mbërrijë në zyrën e tij udhëzimi i Ministrisë së Arsimit. “E kam mësuar nga mediat për udhëzimin e ministrisë, pasi nuk ka mbërritur te ne asnjë dokumentacion zyrtar ende, – tha prof. Rrokaj, – Me të mbërritur dokumentacioni, atëherë ne do të nisim menjëherë procedurat e regjistrimit paraprak dhe ngritjen e komisioneve përkatëse për përzgjedhjen e studentëve”.
Dekani i Historisë dhe i Filologjisë deklaroi se sipas të gjitha gjasave është e vështirë që viti akademik të nisë brenda afateve të përcaktuara nga udhëzimi i mëparshëm i Ministrisë së Arsimit. “Nuk besoj se cikli i dytë i studimeve do të nisë brenda afateve të përcaktuara, pasi ne nuk kemi ende shkresat zyrtare të nevojshme nga Ministria e Arsimit, që do të na krijonin mundësinë e respektimit të këtij afati”, – deklaroi ish-rektori i Universitetit të Tiranës.
Ministria: E kemi dërguar
Ndërkohë, burime nga Ministria e Arsimit deklaruan për “standard” se udhëzimi në fjalë u është dërguar institucioneve publike të arsimit të lartë dhe se është thjesht çështje ditësh që ai të mbërrijë në universitete. Sakaq, mësohet se edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, që përcakton kuotat dhe tarifat në ciklin e dytë të studimeve në universitetet publike, është dërguar.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, i miratuar në datën 10 tetor dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare më 14 tetor, është baza ligjore e regjistrimeve në ciklin master në universitetet publike të vendit. Por, ai nuk ka mbërritur ende në fakultete, duke u vonuar rrugës nga ministria, në universitete e nga universitetet në fakultete. Të njëjtin fat duket se ka pësuar edhe udhëzimi i ministrit Beja për procedurat e regjistrimit.
Ky është viti i parë i regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve në universitete, sipas sistemit të Bolonjës. Deri në vitin e kaluar kanë ekzistuar programe master, por përzgjedhja e studentëve ishte ekskluzivitet i fakulteteve përkatëse dhe i shkollave pasuniversitare.