E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk pagoi kredine penalizohet Taci Oil

Gjykata e Tiranes, me kerkesë të një banke të nivelit të dytë në vend, urdhëroi permbarimin t’i bllokoj kompanisë “Taçi Oil” kolateralin e kredise prej 4.4 milion dollar amerikanë.
Sipas vendimit të gjykatës, që “ABC-News” e disponon, kompania “Taçi oil” në shkurt të 2010-s, ka marr një kredi bankare prej 4 milion e 400 mijë dollare amerikanë. Kjo kredi, sipas gjykatës, do te perdorej nga kompania e rezart Taçit si kapital qarkullues.
Por, që nga dita e firmosjes së kontratës së kredisë, thuhet në vendim, banka ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të patur një marrëdhënie kontraktuale korrekte me kompaninë “Taçi oil”. Kjo e fundit, pavarësisht përpjkjeve të bankës, nuk i është përmbajtur detyrimeve të parashikuar në kontratën e kredisë bankare. 
Kredimarrësi, sipas vendimit, është në vonesë prej disa kohësh në shlyerjen e kesaj kredie dhe nuk kane pasur asnje reagim dhe pas kontakteve nga ana e bankës. 
Të ndodhur në kushte, banka ka kërkuar nga Gjykata lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të kolateralit të lënë nga kompania “Taçi oil”, vendim ky që pritet të ezkekutohet nga përmbaruesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›