Pozita dhe opozita, qëndrim i unifikuar pro reformave që do të anëtarësojnë Shqipërinë në NATO
Qeveria dhe opozita kanë të njëjtin qëndrim përsa i takon integrimi të Shqipërisë në NATO dhe BE. Të dy grupimet e mëdha politike në vend mbështesin vendin që në samitin e Bukureshtit të marrë ftesën për në NATO dhe më tej duke u përqëndruar tek cështja madhore, ajo e integrimit në BE. Partitë politike në Shqipëri ndajnë gjithashtu të njëjtin qëndrim edhe përsa i takon çështjes së Kosovës, duke mbështetur pavarësinë si të vetmen mundësi stabiliteti në rajon. Ndërsa për zhvillimet e ditës ose debatet politike në vend, mazhoranca dhe opozitën nuk ndajnë të njëjtin qëndrim. Kësisoj, opozita ngulmon për të mos bashkëpunuar për reformën në sistemin e drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca bën thirrje që të bëhet pjesë e reformimit të drejtësisë në vend. Gjithsesi deputetë të të dy krahëve politikë shprehin domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik në dobi të realizimit të reformave. Deputeti i Partisë Demokratike, dhe njëkohësisht Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi ka deklaruar se vendi ynë do të kualifikohet dhe pranverën që vjen do të marrë ftesën për në NATO, gjatë samitit të Bukureshtit. “Ne ndoqëm një konferencë shumë të rëndësishme në Ëashington, në të cilën kërkuam që Shqipëria të marrë ftesën së bashku me dy vendet e tjera të A3, në samitin e Bukureshtit dhe përshtypja e parlamentarëve të pranishëm për përparimin e reformave në Shqipëri, e cila ishte mjaft positive, shton akoma më tepër besimin se ne do të kualifikohemi gjatë samitit të Bukureshtit së bashku me dy vendet e tjera të Kartës Adriatik 3, Kroacia dhe Maqedonia. Nëse do të krahasohej niveli i pranishëm i zhvillimit të reformave në vend me deklaratën e samitit të Rigës, ne kemi një përparim. Nëse Samiti i Rigës kërkonte më tepër nga vendi ynë, sot kërkon të arrijë reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, të cilat me bashkëpunimin e opozitës po bëhet e mundur të realizohen përfundimisht sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Demi, duke shprehur besim se vendi ynë do të bëhet pjesë e Aleancës Veri Altantike në pranverë të vitit 2008. Deputeti Demi shtoi ndër të tjera se “si kryetar i komisonit të sigurisë kombëtare, mund të them se mazhoranca dhe opozita në përgjithësi kanë të njëjtin qëndrim dhe kjo është vënë re edhe nga ligjet që janë miratuar, si psh ligji për Policinë e Shtetit që kaloi me konsensus të gjërë”. “Përsa i përket problemeve të tjera që lidhen me Sigurinë Kombëtare, kemi qëndrime të ëprbashkëta. Ndërsa për Kosovën dua të shtoj se i gjithë opinioni publik në Shqipëri është për një Kosovë të pavarur dhe anëtare e Bashkimit Evropian. Ne e përkrahim këtë dhe jemi duke bërë të gjitha përpjekjet tona në të mirë të popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në të mirë të sigurisë dhe të paqes në rajon e më gjërë”, nënvizoi Demi. Ndërsa, deputeti i PS, Pandeli Majko, vuri në dukje se konsensusi për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe në BE është një aksion kombëtarë dhe nuk mund të konsiderohet në marrëdhënie të së majtës apo të djathës. “Do të ishte absurde për ne që cështja për integrimin në NATO dhe BE, ta bënim pjesë të interesave të momentit, të opozitës apo mazhorancës. Ka edhe një moment deri diku edhe të kulturës politike që nuk mund ti ndajë ngjarjet për cështje të opozitës apo mazhorancës për disa elementë të cështjes së Integrimit. Ne jemi të prirur që të mos e ngatërrojnë në asnjë rast cështjen e një aksioni kombëtar dhe cështjen e integrimit në NATO apo në BE në debatet e ditës. Debatet e ditës duhet të kenë kuptim tek ata që I shikojnë nga jashtë dhe të mirëkuptohen nga qytetarët. Ka dicka të vecantë në ato që diskutohet ndërmjet pozitë-opozitë dhe të vecantë me ato që diskutohen kur ka të bëjë me aksionin kombëtarë dhe të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE”, tha Majko. Sipas tij, probleme përsëri ka ku nuk mund të pretendohet se pas 17 vitesh ëshë realizuar një varg kërkesash ndaj vetes, por në asnjë rast mos realizimet dhe ky është në opinion I përgjithshëm I politikës shqiptare nuk mund të shërbejnë për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO. “Të gjitha forcat në këtë moment janë të orientuara në bashkimin e zërit dhe në kërkesën e përbashkët që Shqipëria në samitin e Bukureshtit të marrë ftesën e anëtarësimit”, theksoi më tej Majko. Përsa i takon cështjes së Kosovës, Majko theksoi se politika shqiptare është e bashkuar dhe ka një qëndrim tërësisht unik, por duhet të shmangen disa elementë politikë për të shfaqur deri diku një politikë më të moderuar. Sipas tij ka pasur disa deklarata që më tepër se kanë dhënë një product moderimi kanë krijuar keqkuptime. Jam I bindur se pavarësisht nga këto deklarata ka që mendojnë se Shqipëria mund të ketë pozicion të ndryshëm, kjo vjen nga një marrëdhënie normale që ka Shqipëria me faktorin shqiptar të Kosovës dhe ne hyjmë tek njerëzit më të interesuar për të parë sa më shpejt zhgjidhjen e statusit të Kosovës”, shprehu ai. Ndërkaq, deputeti tjetër i PD-së, Ferdinand Xhaferri, në lidhje shkarkimin e Sollakut, me reformën në sistemin e drejtësisë dhe kundërshtinë e shprehur nga opozita dhe për nismat e reja në këtë drejtim për të rezultuar të frytshme, theksoi se cështja e ish Prokurorit nuk e theu nismën e bashkëpunimit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës përsa i takon reformës në sistemin e drejtësisë. “Opozita ka patur kundërshtime të ndryshme dhe e rëndësishme është që ka një kuptim shumë të plotë që vendi duhet të ecë përpara dhe të plotësojë detyrimet e procesit të integrimit. Ne jemi të interesuar për të konsoliduar proceset në këto këndvështrime dhe drejtuesit e opozitës kanë shprehur vullnetin e tyre që reforma në sistemin e drejtësisë të rifillojë”, tha Xhaferri. Ai shprehu gjithashtu se bashkëpunimi pozitë-opozitë është shumë më i plotë, Shqipëria po ekspozon momente të maturimit politik ku shikohet se ka elemente shumë të rëndësishëm si bashkëpunimi ndërmjet qeverisjeve vendore dhe qëndrore. “Politika shqiptare është në një moment reflektimi dhe maturimi dhe shumë shpejt mendoj se reforma në drejtësi do të marrë rrjedhë pozitive.