Nuk shkojnë në seminare, 500 dentistë rrezikojnë liçencën

Për shkak se nuk kanë frekuentuar seminaret e praktikat, 500 dentistë e mjekë të përgjithshëm rrezikojnë të marrin licensën e punës, sepse nuk kanë plotësuar kreditet e nevojshme.
Marrja e krediteve është kusht për këta studentë, të përcaktuar në ligjin e profesioneve të rregulluara. Për ti dhënë shtysë të rinjëve që nesër do të kenë në dorë jetët e pacientëve, Urdhëri i Mjekut dhe Qëndra për Edukimin në vazhdim firmosën një marrëveshje.
Kjo marrëveshje përcakton se Qendra Kombëtare e Edukimit në vazhdim do të informojë në mënyrë të rregullt Urdhrin e Mjekut mbi kreditet e arritura nga mjekët e dentistët, ndërsa Urdhri i Mjekëve, në varësi të këtyre krediteve do të bëjë rilicencimin e profesionistëve cdo 5 vjet.