E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusin e invalidit vazhdon ta kesh se më do qejfi mua ta lë

Share

Kjo është gjuha që ministri i Punëve Sociale, Spiro Ksera, ka përdorur gjatë një takimi me invalidët. Kjo pohohet nga Ali Plaka, i cili gëzon statusin e paraplegjikut. Sipas tij, në takimin konsultativ për reformën në lidhje me personat me aftësi të kufizuar, organizuar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Kserase, është kërcënuar hapur nga ministri Ksera.

Sot(dje) me ministrin Ksera si paraplegjik kam debatuar dhe jam ndeshur dhëmbë për dhëmbë. Debati ishte aq i fortë, sa i nderuari Ministër e humbi toruan. Pas debateve të forta, z. Ksera më kërcënoi se do të hiqte statusin e paraplegjikut sepse unë nuk e meritoja atë dhe se vazhdon ta kesh se më do qejfi mua ta lë.

Është për të ardhur keq për zotin Ksera që lëshoi akuza dhe kërcënime në drejtim të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Dr. Av. Sinan Tafaj. Ai deklaroi se, nuk do të lejonte atë të bënte si ka bërë deri më sot. Unë i thashë z. Ksera se po gënjen, se ti asnjëherë nuk ke bërë atë që ke thënë, se ti vetëm po na sulmon duke na shkatërruar jetët tona, duke na hequr thërrimet e bukës, shkruan Plaka në një letër të hapur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›