E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 3 Maj, mediat bojkotojnë institucionet e Kosovës

Në Ditën e Lirisë së Shtypit mediat kosovare do ta bojkotojnë në tërësi punën e institucioneve të Kosovës në shenjë pakënaqësie me miratimin e Kodit të ri penal i cili jo vetëm që rrezikon punën e tyre por edhe i penalizon ata, kanë transmetuar vendimin e përbashkët përfaqësuesit e medieve në Kosovë.

Ky qëndrim i është prezantuar të mërkurën edhe presidentes Atifete Jahjaga.

Presidentja, ka pritur një delegacion të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës dhe përfaqësuesve të mediave të shkruara dhe elektronike, ku është biseduar pikërisht për Kodin e ri penal, përkatësisht nenet 37 dhe 38 të cilat nga mediat kosovare janë cilësuar të papranueshme.

Kryetari i AGPK-së, Arben Ahmeti tha pas takimit se presidentja ende nuk e ka marrë në shqyrtim Kodin e ri penal, por ajo u ka premtuar gazetarëve se zyra ligjore do t`i shqyrtoj të gjitha vërejtjet e paraqitura.

Kodi i ri penal nuk i është dorëzuar ende presidentes me arsyetimin se ai është mjaftë voluminoz dhe ende nuk është gati teknikisht që t`i dorëzohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›