Rita Ora refuzoi këngën që iu dha Cheryl Cole
Share
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, tashmë është bërë një fenomen në Britani dhe më gjerë, aq sa po i ofrojnë shumë këngë dhe ajo ka luksin që ti refuzojë ato. E konsideruar si rivalja e Rihannës, Rita ka deklaruar se refuzoi këngën Call My Name, e cila më pas iu dha për të kënduar këngëtares tjetër të njohur britanike, Cheryl Cole, raporton “The Sun”. Rita ka thënë se e refuzoi këtë këngë, pasi nuk i përshtatej.
