Udhëton lakuriq me motor, por gjobitet pse nuk mban kaskë
Share
Një femër në Rumani është gjobitur nga ana e policisë rrugore, pse nuk mbante kaskë në kokë, ndërsa udhëtonte me motor, edhe pse ka qenë totalisht e zhveshur. Punonjësi i policisë që e ka ndaluar dhe gjobitur, ka thënë se ishte i autorizuar ta ndëshkonte vetëm pse nuk mbante kaskë, pasi kështu parashikohet në ligj. Pasi është gjobitur, femra, e cila ka qenë pasagjere në motor, ka vënë kaskë dhe ka vazhduar udhëtimin e saj lakuriq, ndërkohë që njerëzit kureshtarë i bënin fotografi.