"Nuk them pistat, por po punohet fort"
Kryeprokurorja Ina Rama, eshte treguar e rezervuar ne lidhje me hetimet qe jane duke u kryer per vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi. "Nuk mund t'iu them asnje piste, mund t'ju them se po punohet fort dhe me nje perkushtim maksimal", ka deklaruar dje pas mbarimit te takimit ne Hotel "Sheraton", per punen dy vjecare te njesise se Task- Forces, Tirane. Hetimet per vrasjen e deputetit jane duke u ndjekur nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, per shkak te cilesive te vecanta te Xhindit. Prej tre ditesh, dy prokurore te kesaj prokurorie, jane duke marre ne pyetje banore te fshatit Roskovec dhe Kurjan, per te zbardhur te dhena ne lidhje me vrasjen e ndodhur. Prokuroria ka ne "loje" te gjitha pistat e mundshme. Sipas te dhenave te para hetimore, Fatmir Xhindi dyshohet te jete pritur rreth 30 minuta prane baneses se tij, ku me pas eshte qelluar me automatik ne distance te larget dhe me pas, ne distance te afert. Kjo vertetohet nga plumbat e marre ne trup nga ana e te ndjerit, si dhe gezhojat e gjetura ne vendngjarje.