E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e mesueses, ne pranga Endacaku, i semure mendor

FIER- Vrasesi i mesueses se moshuar eshte nje 39-vjecar endacak dhe njekohesisht i semure mendor. Ne kete konkluzion ka dale Policia e Fierit dhe grupi hetimor. Duke zbardhur dita e djeshme, agjentet vune ne pranga te dyshuarin Fabian Celniku, i cili akuzohet per vepren penale te "vrasjes me dashje". Gjate marrjes ne pyetje, 39-vjecari ka pranuar se e qelloi tre here me thike 70-vjecaren Myrvete Abilaj prane Zyres Postare te pensioneve ne qender te qytetit dhe se shkak ishte bere nje zenke per motive banale.
Burime zyrtare te policise vendore thane dje per "KJ", se kapen autorin e dyshuar te vrasjes se endacakes 70 vjecare, e cila para se te dilte ne rruge kishte punuar si mesuese filloreje ne shkollen "Andon Xoxe" te qytetit te Fierit. Divorci, i nenes se tre femijeve, kishte shkaktuar tronditje psikike tek Abilaj qe e kishte perjetuar keq kete ngjarje, deri ne fundin tragjik.
Myrvete Abilaj u gjet e goditur me thike te marten ne mengjes ne nje nga stolat qe ndodhen prane Zyres Postare nr. 2. Ekspertet konstatuan 3 plage thike ne trup, ndersa fillimisht dyshuan edhe per nje aksident apo vdekje si pasoje e te ftohtit. Pas disa oresh hetimi, policia e qytetit prangosi endacakun Fabian Celniku, 39 vjec, i cili akuzohet se ka qelluar me thike mbi te moshuaren pas nje sherri per motive te dobeta. Fabian Celniku eshte arrestuar prane vendit ku kalonte naten. Policia thote se edhe autori vuan nga probleme mendore dhe se gjate marrjes ne pyetje ka pranuar krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›