E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, nen uje vetem 136 shtepi

Shkoder- Permiresimi i kushteve atmosferike nxjerr nga permbytjet rreth 7 mije hektare toke, ndersa vetem 136 shtepi jane te zhytura ne uje dhe presin qe te lirohen se shpejti. Problematike mbetet gjendja ne komunen e Velipojes, ku prej tre javesh vijojne te jene te permbytura 2 mije hektare toke dhe 50 shtepi. Ne akset rrugore dje, eshte liruar segmenti Dajc-Obot, por ka mbetur i bllokuar aksi Velipoje-Ura e Gjo Lulit, e cila mund te kalohej vetem me mjete te ushtrise. Grupet e specialisteve vazhdojne dezinfektimin e ujit te pijshem dhe banesave, per te shmangur epidemite te banoret e kthyer ne shtepi, ndersa mbeten ende edhe 1643 persona te pa evakuuar.
"Nje ekip i Ministrise se Mjedisit me ekspertet perkates po inspekton zonen e prekur nga permbytja me qellim hartimin e planeve dhe percaktimin e zonave te nderhyrjes", njoftoi dje Ministria e Brendshme. Specialistet dhe punonjesit e Drejtorise Rajonale te Shendetit Publik vijojne dezinfektimin e sistemit te ujesjelles-kanalizimeve, kurse ushtria po ben shperndarjen e ndihmave me ushqime, uje apo veshmbathje.
Strukturat e Forcave te Armatosura te Komunes Velipoje dhe Bordit te Kullimit, po punojne per riparimin dhe mbushjen me cakull e gure te rruges per ne argjinaturen e Casit. Po keto struktura vijojne punen per riparimin dhe mbushjen e argjinatures se Dajcit ne Samrisht, Daragjat, Shirq dhe Marinaj.
Sipas tabeles permbledhese te Komitetit Nderministror, ne bashkine e Shkodres rezultojne nen uje vetem 30 ha toke dhe jane 30 shtepi nen uje, por mbeten ende 473 persona qe nuk jane kthyer ne banesa. Ne lagjet e qytetit shqetesim mbeten vetem ujerat e zeza dhe shmangia e ndonje epidemie. E pandryshuar gjendja ne Velipoje, ku figurojne ende 2 mije ha toke nen uje prej diteve te para te muajit janar. Ne ulje vjen niveli i ujit ne komunat e Dajcit, me 900 ha toke dhe 200 shtepi, Ana e Malit, me 750 ha toke dhe 206 shtepi ne rrezik, ku 30 jane te zhytura ne uje. Ne komunen Berdice gjendja eshte permiresuar ndjeshem, ku uji ka leshuar mbi 2 mije ha toke brenda disa diteve dhe te permbytura mbeten vetem 250 ha, kurse ne Bushat 1000 ha toke dhe 50 shtepi. Komuna Guri i Zi ka dale nga harta e permbytjeve prej disa ditesh dhe banoret jane rikthyer ne shtepi, kurse ne komunat Qender, Kastrat, Gruemire dhe Rrethina te Malesise se Madhe, gjenden vetem 34 ha nen uje dhe asnje shtepi, kurse banoret jane rikthyer ne pronat e tyre. Sipas Ministrise se Brendshme, nga harta e permbytjeve kane dale komunat Guri i Zi, Rrethina dhe Gruemire, ku nuk ka asnje shtepi nen uje.
Aktualisht punohet per mbushjen e rrugeve me cakull dhe riparimin e argjinaturave te demtuara perkrah shtratit te lumenjve Drin dhe Buna qe shkaktuan edhe permbytjen e Qarkut Shkoder prej Vitit te Ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›