E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit, 24 vjet burg

Fier- Vrasja e nje taksisti ne grabitje 5 vjet me pare, i ka kushtuar 24 vite burg. Gjykata e Fierit denoi dje pasi degjoi pretencen e organit te akuzes dhe relacionin e pales mbrojtese, te pandehurin Neim Behari 25 vjec, banues ne Lapardha te Beratit. Megjithese avokati Zenun Hajdermataj kerkoi ndryshimin e akuzes nga "vjedhje me pasoje vdekjen" ne "vrasje me dashje", qe sillte vetem 10 vite burg, provat e prokurorise ishin te mjaftueshme per trupin gjykues, i kryesuar nga Roland Hysi.
Hetimi i ngjarjes ka nisur me 3 tetor 2005, kur u gjet i vdekur Themi Qose, por eshte pezulluar me 28 shtator te vitit 2006 pas disa seancave gjyqesore te deshtuara. Shkak i pezullimit eshte bere gjendja mendore e te pandehurit Neim Behari, qe pengonte pjesemarrjen e tij ne gjyq. Menjehere eshte nxjerre vendim per shtrimin ne psikiatri te te dyshuarit pas aktit te ekspertimit te dorezuar po ne muajin shtator te vitit 2006.
Pas disa seancash shtese eshte vendosur rifillimi i ceshtjes gjyqesore me 21 maj te vitit te kaluar, pasi mjeket psikiater vleresuan gjendjen mendore te te pandehurit si te stabilizuar nga perdorimi i ilaceve dhe se ai mund te marre pjese me vetedije ne gjykim. Por pas disa sjelljeve te crregullta te 25-vjecarit, gjykata vendosi perjashtimin e tij nga gjyqi dhe zhvillimin e seancave ne mungese, duke lejuar perfaqesimin vetem nga avokati mbrojtes.
Ngjarja ka ndodhur me 20 mars te vitit 2005, ne fshatin Marinez te Fierit, ku u gjet i vdekur taksisti Themi Qose, banues ne qytetin e Lushnjes. I ndjeri ishte pronar i mjetit tip "Benz" me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar ne qytetin e Lushnjes dhe prane stacionit te trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qellim mberritjen deri ne fshatin Marinez. I pandehuri dhe viktima nuk kane bere pazar per shumen qe duhej paguar per te shkuar atje. Pasi kane dale ne rrugen dytesore, Behari i ka kerkuar taksistit 100 mije leke. Viktima s'ka pranuar duke kerkuar detyrimin per sherbimin prej 5 mije lekesh. Ne kete moment i pandehuri ka ngritur zerin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar. Ne debat e siper 25-vjecari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjate rezistences se Qoses ka nxjerre thiken duke e qelluar ne fyt. Edhe pas ketij veprimi Behari e ka goditur disa here te tjera viktimen. Krimi eshte pare nga deshmitari me inicialet A. A., qe kulloste bagetite aty prane.
Sipas deshmitarit, kur i pandehuri ka pare se taksisti nderroi jete, i ka afruar makinen dhe e ka hedhur trupin ne portobagazh. Pasi ka ndezur serish mjetin, Behari ka shkuar afer nje kabine elektrike dhe ka nxjerre trupin e Themi Qoses duke e futur brenda ne kabine, por eshte pare nga deshmitari i dyte P. N., i cili ishte roje. Me tej ka kercenuar rojen qe te largohej dhe vete i ka hipur makines per t'u arratisur.

Hetimet
Pas vrasjes, Behari fshehu gjurmet e krimit
I pandehuri Neim Behari ka udhetuar me makine drejt Beratit dhe kur ka mberritur ne fshatin e tij Lapardha, ka lare ne lume mjetin qe kishte njolla te gjakut te viktimes. Me force ka hequr targat e makines duke i flakur ne lume, kurse pjesa tjeter u gjet ne makine nga policia pas hetimeve. Mjeti eshte braktisur dhe 25-vjecari ka marre me vete edhe celularin e te ndjerit. Ka lare rrobat me qellim qe te humbiste gjurmet e krimit, kurse gjate arrestimit jane sekuestruar edhe kepucet e te pandehurit ku u gjeten njolla gjaku. Nje tjeter prove ka qene edhe celulari i viktimes qe u sekuestrua nga agjentet. Ne vendngjarje u gjet trupi i viktimes dhe doreza e thikes se krimit, kurse tehu i saj u konstatua ne trupin e te ndjerit.
Mbrojtja
Avokati mbrojtes i te pandehurit Neim Behari, pretendoi ulje te ekuilibrit mendor te 25 vjecarit ne momentin e kryerjes se vepres penale, per shkak te semundjes qe ai ka pasur qe prej femijerise, por gjykata nuk krijoi bindjen mbi vertetesine e ketij pretendimi.
Provat
Gjykata e deklaroi te pandehurin Neim Behari per vepren penale te "vjedhjes me pasoje vdekje" dhe e denoi me 24-vjet burgim, duke i filluar vuajtja e denimit nga dita e arrestit ne flagrance, 21 mars 2005. Si prova materiale u sekuestruan doreze thike, teh thike, kanotiere dhe gjethe gjembaci.
Pretendimet e te pandehurit
I pandehuri Neim Behari ka pretenduar se mes tij dhe taksistit ka pasur nje grindje, jo per shkak vjedhjeje apo grabitje dhe debati ka degjeneruar ne perleshje fizike dhe perdorim te armes se ftohte. Madje avokati deklaroi gjate procesit se sherri ka ndodhur per pagesen e sherbimit taksi te ofruar nga viktima. Po per prokurorine dhe trupin gjykues, provat dhe deshmite per ngjarjen flasin per nje krim te kryer egersisht dhe me qellim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›