Nuk u lajmërua për ngjarjen, policia shtyn varrimin e 32 vjecares së vetëvarur

Një 32 vjeçare nga fshati Mbreshtan i Beratit, e cila vuante nga sëmundja mendore, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Kanë qenë vetë familjarët e saj ato që kanë gjetur të varur 32 vjeçaren Floresha Olldashi. Familjarët kanë treguar se kur kanë parë se në shtëpi nuk po vinte e sëmura mendore, vëllai i saj e ka kërkuar në të afërmit e tij ngjitur me shtëpinë ku dhe banon.
Pasi kanë kërkuar nëpër komshinjtë dhe nuk e kanë gjetur, familjarët të alarmuar kanë kërkuar edhe ndihmën e komshinjve për të kërkuar nëpër fshat vajzën, e cila vuante nga sëmundja mendore. Të ndarë në grupe, familjarët dhe komshinjtë kanë kërkuar thuajse në të gjithë fshatin si dhe në rezervuarin që ndodhet vetëm disa metra larg tij. Pasi kanë kërkuar gjithandej dhe nuk e kanë gjetur, familjarët dhe kushërinjtë e tij janë kthyer në shtëpi dhe kanë filluar të kërkojnë në kasollet e bagëtive. Sapo njëri prej tyre ka hyrë në kasolle, në shtyllën e mesit ka gjetur të varur në litar 32- vjeçaren. Menjëherë të gjithë së bashku familjarët dhe të afërmit e tyre kanë marrë një dritë dhe kanë mbërritur në kasollen ku është gjendur e varur 32- vjeçarja e sëmurë mendore. Familjarët kanë tentuar ti vijnë në ndihmë, por kanë parë se trupi i viktimës kishte filluar të ftohej dhe se dukej qartë se nga vetëvarja kishte disa orë që kishte humbur jetën. Më pas familjarët kanë hapur dyert e mortit, pa lajmëruar organet e policisë, duke menduar se vajza ishte vetëvarë për shkak se vuante nga sëmundja mendore dhe se të varur e kanë gjetur disa persona. Por burimet policore bëjnë me dije lajmin për varjen e 32- vjeçares e kanë mësuar nga burimet e tyre operative. Sapo kanë mësuar lajmin tragjik, ekspertët e policisë si dhe grupi i gatshëm dhe oficerët e policisë gjyqësore kanë udhëtuar 4 km në drejtim të fshatit Mbreshtan, ku sapo kanë mbërritur në shtëpinë e viktimës, kanë ndërhyrë për shtyrjen e orarit të varrimit me qëllim këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe të kryerjes të procedurave ligjore. Kanë qenë ekspertët e policisë si dhe mjekët ligjor ata që kanë këqyrur viktimën dhe vendin e ngjarjes. Burime nga grupi i ekspertëve dhe mjeku ligjor kanë pohuar për oficerët e policisë gjyqësore se viktima nuk ka pasur shenja dhune në trup ndërsa ka pasur shenja vetëm në grykë ku dhe ka qenë e varur nga një litar. Po dje oficerët e policisë gjyqësore dhe ata kriminalistikë kanë marrë nën sekuestro litarin me të cilin viktima i kishte dhënë fund jetës si dhe një triko të gjetur në vendin ku dhe e sëmura mendore kishte kryer aktin kriminal ndaj vetes. Më pas, oficerët e policisë gjyqësore kanë përpiluar në detaj dosjen përkatëse për këtë ngjarje duke marrë më parë në hetimin paraprak familjarët dhe të afërmit e viktimës.