Berisha: Opozita ka vetëm një alternativë, atë të karriges së tyre

Synimi i kreut të qeverisë, fitorja e zgjedhjeve me të njëjtin rezultat si në 92
Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të një shkolle të re në Thumanë, nuk ka lënë pas akuzat e tij ndaj kundërshtarëve politikë. Sipas tij, janë pikërisht këta zotërinj që kanë vetëm një alternativë, atë të karriges së tyre. Kreu i qeverise për herë të parë shpalli edhe synimin për të fituar zgjedhjet me të njëjtin rezultat si në vitin 92. Duke vlerësuar lart arritjet e Shqipërisë gjatë muajit të fundit, kreu i qeverisë duke u ndaluar tek anëtarësimi në NATO, ka theksuar se në qoftë se 94 për qind e shqiptarëve ishin dakord, kanë vlerësuar dhe kanë mbështetur anëtarësimin në NATO, me anëtarësimin në NATO, nuk ishin dakord dhe mbetën zemërthyer një grusht i vogël njerëzish.Këta njerëz, në orën kur ne merrnin ftesën në Bukuresht, mashtronin shqiptarët, me mediat e tyre, se ftesa nuk do të merret dhe me portretet e Enver Hoxhës, organizonin në Tiranë, mitingun e protestës për ftesën e marrë në NATO. Nuk ishin dakord ata, të cilët përdornin mediat e tyre për të zhvlerësuar, për të denigruar legjendën e qëndresës sonë, Skënderbeun. Po ato media, po ata persona që shpikën trillimin me orën e Bush, do të hapeshin me titujt denigrues kundër heroit tonë kombëtar, qenies, identitetit, thelbit të vokacionit tonë perëndimor, Skënderbeut. Këta shokë apo zotërinj kanë vetëm një alternativë, alternativën e karriges së tyre, veçoi Berisha. Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e kësaj shkolle të re, theksoi se në këto 4 vjet qeveria e tij është përpjekur të bëjë më të mirën për qytetarët duke mbajtur premtimet për rritjen e pagave dhe pensioneve, duke veçuar këtu arritjet e reformave, duke e vlerësuar këtë si interes të çdo shqiptari të ndershëm, që do të shohë vendin të zhvillohet. Por ky nuk është interesi i një grupi të vogël njerëzish, të cilët një muaj më parë, paçka se për veten e tyre firmosin në bordero mbi 1.5 milion lekë në muaj pagë shtetërore, i kërkonin qeverisë të mos rriste pagat e pensionet, kërcënonin me krizën. Më thoni në është alternativë kjo. Jo, kjo është nihilizëm, është zili, theksoi Berisha duke veçuar se interesi i çdo shqiptari është integrimi në BE, për lëvizjen e lirë. Sipas kreut të qeverisë, plotësim i kërkesës për në BE, nuk është interesi i atyre, të cilët udhëhiqen vetëm nga karrigia e tyre. A nuk ishin ata, drejtues të opozitës, që bënin thirrje të mos aplikonim për statusin e kandidatit. I pyesim pse e keni këtë zili për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, pse ju doni që ne të mos bënim hapin e aplikimit, pse ju, që lëvizni me pasaporta diplomatike, nuk doni që këta qytetarë të lëvizin si të gjithë qytetarët e Europës, të vizitojnë fëmijët e tyre kudo, ku i kane në mërgim, apo me kursimet e tyre ti bëjnë pushimet aty, ku duan. Alternativa e tyre është "mirë jeni ju, rroftë karrigia ime!, vijoi ai. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka përmendur edhe investimet në këtë zonë nga qeverisja socialiste, ku sipas tij në 8 vitet që shkuan, në këtë komunë janë investuar gjithsej 13 milion lekë, duke veçuar në këtë drejtim investimet e mazhoranës, prej 335 milionë lekë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka veçuar faktin se qeveria shqiptare ka punuar për ndërtimin e infrastrukturës së vendit dhe për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, ku ajo ulet si e barabartë mes anëtarëve të NATO-s. Për këtë qeverisje, interesat tuaja kane qenë përparësia më madhore. Ne ia dalim të mbajmë fjalën e dhënë, u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit, në zgjedhjet e 28 qershorit shqiptarët nuk do të gënjehen nga premtimet e opozitës, që sipas tij ofron alternativën e mohimit të gjithçkaje që është bërë.