Zbardhen raste të tjera korrupsioni nga Edi Rama në dhënien e lejeve të ndërtimit

Procedura e përzgjedhur nga bashkia e gabuar për rastet e projektimeve
Në seancën dëgjimore të radhës, të komisionit hetimor Rama 2, janë paraqitur të tjera shkelje në dhënien e lejeve të ndërtimit nga ana e Bashkisë së Tiranës. Në këtë mënyrë, akuzat ndaj kryebashkiakut Rama nga dita në ditë po shtohen edhe më tepër, duke iu bashkangjitur akuzave të deputetëve të mazhorancës. Edhe pse pa prezencën e Bashkisë, seanca dëgjimore e komisionit hetimor ka vijuar me dëgjimin e drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimeve Publike, e cila fajësoi Bashkinë për procedura të gabuara në tenderime, në kundërshtim me ligjin. Akuzë kjo, e cila i bashkëngjitet akuzave të deputetëve të këtij komisioni, ndaj kryebashkiakut të Tiranës për dhënien e lejeve të ndërtimit. Përfaqësues të kësaj Agjencie dhe të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) evidentuan në mbledhjen e radhës së komisionit parlamentar hetimor, shkeljet ligjore në procedurat e prokurimeve publike dhe praktikat e dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimeve Publike, Klodiana Cenkaj, informoi këtë komision mbi ligjshmërinë e procedurave të tenderëve publike në projektet e këtij institucioni. Nga një hetim i përciptë, evidentojmë se në vitin 2008 procedura e përzgjedhur nga bashkia është e gabuar për të gjitha rastet e projektimeve dhe jo vetëm të ndërtimit të objekteve. Bashkia e Tiranës operon me procedurë të hapur, që është procedura e gabuar në këtë rast, pasi ligji detyron procedurën e shërbimit të konsulencës, sqaroi drejtoresha Cenkaj. Ajo sqaroi se procedura e prokurimit të hapur është më transparente, por kjo nuk do të thotë se ajo mund të zgjidhet në çfarëdolloj tenderi. Po tu referohemi dokumenteve të Bashkisë në këtë rast ajo ka gjetur një formë pikëzimi, sepse e ka pasur të pamundur ta aplikojë këtë procedurë të hapur. Për këtë bashkia ka bërë një adoptim të dokumenteve të tenderit, duke shkelur ligjin e Prokurimeve. Askush nuk mund të bëjë ndërhyrje në dokumentet standarde të tenderit dhe mënyra e pikëzimit e aplikuar nga Bashkia është në kundërshtim me ligjin, vijoi Cenkaj. Sipas saj, ligji është shkelur në të gjitha lejet e dhëna nga bashkia që prej 2007. Në dokumente nuk gjejmë sa kopshte, sa çerdhe sa shkolla do të ndërtohen. Ku janë këto? Cilat janë kriteret specifike për çdonjërën prej tyre? Duke mos ditur ku ndodhet objekti nuk mund të përgatitet një projekt. Në këtë rast nuk jemi hasur me një gjë të tillë; do të thotë që firma pjesëmarrëse e ka pasur këtë informacion pavarësisht se nuk është dhënë në dokumente standarde, ka veçuar Cankaj. Megjithatë sipas drejtoreshës, Agjencia ka nisur hetimin vetëm pas ngritjes së komisionit parlamentar, hetim i cili ka vërtetuar shkeljet me prokurimet ku fondi i përcaktuar për një ndërtim ka qenë gjithnjë pranë atij limit. Ndërkohë anëtari KRT-së Marin Biçoku ka bërë përgjegjëse bashkinë për çdo parregullsi me lejet , pasi ka kaluar projekte pa pasur vendime të Këshillit Bashkiak. Duke folur mbi praktikat që ndiqen në dhënien e lejeve të ndërtimit, ai veçoi se përpunimi i dosjeve, përgjegjësia e hartimit të politikave dhe kontrolli ligjor për to i takon Bashkisë së Tiranës. KRT- ja janë vënë përpara të shqyrtojë dosje pa ligje, pra pa ligjet vendore dhe kjo sigurisht vështirëson punën. KRT nuk i kishte rregullat e lojës sepse bashkia asnjëherë nuk ka dashur ti hartojë këto rregulla të lojës, nënvizoi Biçoku. Duke e cilësuar të drejtë objektin e hetimit, Biçoku ka veçuar se debati duhet të jetë më i madh se kaq. Tirana në këto vite është udhëhequr me tualet, me bojë e penelata. Problemet e mëdha janë brenda trupit të saj. Por, ne nuk mund të rrimë në pritje të planit rregullues dhe të bllokojmë vendimmarrjen e qytetit, nënvizoi ai.