Xhepa: PS, Politikë me qëllime spekulative dhe keqinformuese
06/07/2010 Selami Xhepa mbi pretendimet e opozitës
Lidershipi i opozitës ka deklaruar se Qeveria ka futur duart në kursimet e qytetarëve shqiptarë, për të realizuar rritjen e rrogave dhe pensioneve. Si e komentoni këtë qëndrim?
“Mendoj se kjo deklaratë është thjesht politike dhe me qëllime spekulative, është keqinformuese, sepse në Shqipëri kemi një ligj organik për buxhetin e shtetit, i cili rregullon mënyrën e administrimit të buxhetit qoftë të burimeve të financimit, qoftë të mënyrës që shpenzohen këto të ardhura që krijon ekonomia, gjatë një viti financiar. Ndërsa depozitat e kursimeve të qytetarëve janë njësia bazë e një sistemi ekonomik, që çdo profan në ekonomi e di që depozitat e qytetarëve dhe kursimet në ekonomi në tërësi kanalizohen nga sistemi bankar dhe jo nga qeveria. Qeveria është një prej aktorëve të tregut, i cili kur ka nevojë për të marrë borxh, merr borxh dhe e përdor sipas programit buxhetor. Komenti i dytë që unë kam lidhet me faktin që në ligjin e buxhetit të shtetit Shqipëria e ka të ndaluar që të marrë borxh për të paguar shpenzimet operative, pra për të paguar paga, sigurimet apo pensionet. Çdo borxh që krijohet, çdo huamarrje publike që realizon buxheti i shtetit gjatë një viti financiar, e realizon vetëm për të realizuar investime publike dhe jo për të paguar shpenzime operative. Prandaj unë mendoj se këto janë spekulime thjesht të natyrës politike dhe me qëllime apo prapavijë jo shumë të mirë. Duhet theksuar se depozitat nuk menaxhohen nga qeveria”.
Në opinionin tuaj edhe si ekspert në ekonomi, ndërkohë që bota u përfshi nga një krizë e vështirë financiare, sa të sigurta janë bankat që operojnë në Shqipëri, flasim kryesisht për ato ku gjenden më së shumti depozitat e qytetarëve?
“Mendoj se sistemi bankar në Shqipëri, por edhe në vende që u prekën shumë më thellë nga kriza, siç ishte kontinenti i Evropës, sistemi bankar tregoi se ishte një sistem i fuqishëm dhe praktikisht rregullat e mbikëqyrjes kanë funksionuar në këtë sektor, në dallim nga pjesët e tjera të sektorit të asaj që quhet “shadow banking”, që janë institucione financiare e jo banka, të cilat kanë operuar me një risk më të lartë, ndërsa sistemi bankar tregoi se është një sistem shumë më imun. Në rastin konkret, në sistemin bankar shqiptar, unë besoj që ndjenja e panikut global, që filloi në mesin e vitit 2008, u tejkalua dhe, siç dihet, rritja e besimit të qytetarëve shqiptarë te sistemi bankar ka bërë që depozitat e qytetarëve dhe depozitat në përgjithësi të shënojnë rritje. Pra, rritja e nivelit të depozitave është shprehje e konfidencës ndaj agjentëve ekonomikë dhe kështu është rritur shkalla e besimit tek ky sistem. Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj risku të këtij sistemi. Sigurisht, edhe ky sektor, pra edhe sistemi bankar, në kushtet e zhvillimeve të sotme globale ballafaqohet me zgjidhje të rëndësishme strategjike, ballafaqohet me rritjen e kostos së operimit të koeficientit, dhe pikërisht kjo rritje e kostos së operimit të koeficientit bankar bëhet në radhë të parë për të rritur besimin e klientëve. Elementi i dytë ka të bëjë me rritjen e rregullave të mbikëqyrjes së sistemit bankar, që do të thotë se bankat duhet të korrigjojnë më shumë veprimet e tyre në lidhje me kreditë, të cilat mund të shfaqin probleme. Kjo do të thotë se vetë sistemi bankar, për të rritur shkallën e besueshmërisë së tij te publiku është i detyruar që gjithnjë e më shumë fondet rezervë ti vendosë në një anë, që do të thotë se kemi një lloj tkurrjeje në aktivitetin ekonomik të tyre të shkallës së penetrimit, por rritje të besimit të sektorit. Në situatën aktuale, unë mendoj se kjo është një zgjidhje strategjike e rëndësishme, sepse në një analizë të fundit, më e rëndësishme është ndoshta më shumë kualiteti i vetë sistemit, sesa rritja shpërthyese e kredisë në momentin që po përjeton bota”.
Duke marrë parasysh pasojat që kriza globale ka lënë në ekonominë shqiptare dhe pavarësisht se jemi në mesin e vitit, sipas mendimit tuaj, sa mund të shkojë rritja ekonomike për 2010-n?
“Unë mendoj se ekonomia shqiptare ende ballafaqohet me sfida të mëdha dhe pasiguri që mund të reflektojnë në zhvillimin e saj. Sidoqoftë, shenjat shumë pozitive që vijnë nga pjesa e sektorit të jashtëm të ekonomisë, siç janë eksportet dhe veprimtaria e tregtisë së jashtme, shpresojmë që në bilancin vjetor të realizojmë edhe të ardhura të tjera nga aktiviteti i shërbimeve, që shpresojmë që do të jenë pozitive: ka disa sektorë të ekonomisë ku dallohet qartazi rritja dhe dinamizmi. Por nga ana tjetër, siç thashë, kemi ende pasiguri të mëdha në skenën e ekonomisë globale. Sidoqoftë, në të gjitha llojet e parashikimeve, edhe në ato më pesimistet, Shqipëria klasifikohet si një vend që do të ketë rritje ekonomike. Mendoj se mund të përafrohet në nivelin e 3 për qind rritje ekonomike”.
Bisedoi Ergys GJENÇAJ