Has, bien në korrent, humbin jetën babë e bir
Dy anëtarët e së njëjtës familje ishin duke vendosur një pompë uji
Babë e bir kanë humbur jetën teksa punonin për të montuar pompën e ujit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vranisht, të rrethit të Hasit, ku Isuf dhe Kreshnik Marzeku, përkatësisht 69 dhe 30 vjeç, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme sapo kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se të dy bashkë kanë qenë duke punuar për të montuar një pompë uji, por i ka zënë korrenti dhe kanë humbur jetën. Në vend ka shkuar policia, e cila po heton për ngjarjen, e cila paraprakisht është klasifikuar si aksidentale dhe e shkaktuar nga pakujdesia.
6 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
Has, bien në korrent, humbin jetën babë e bir burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip