E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e burrit: Vrava gruan se më tradhtonte

Gazeta Shqip

Berat 

Sokol Gjata nuk është penduar për vrasjen e bashkëshortes, madje ka treguar me gjakftohtësi të gjithë ngjarjen para Policisë së Beratit. Ai ka pohuar se të mërkurën kishte qenë në pazar dhe mendonte se do të kapte në flagrancë bashkëshorten duke e tradhtuar. Në shtëpi nuk e ka gjetur 32-vjeçaren dhe pas këtij momenti, ka filluar të dyshojë, duke qenë se Alma ishte shumë simpatike. Ka marrë në afërsi të banesës një sëpatë të pakalitur mirë dhe është nisur te sera ku kishin mbjellë disa perime. Në këtë moment kanë filluar debatet dhe 40-vjeçari i ka thënë se do të vras. Alma nuk i ka marrë si të mirëqena fjalët, pasi kohët e fundit e kërcënonte përditë dhe ka vazhduar të punojë serën. Në këtë moment Sokoli e ka qëlluar me sëpatë në kokë. Ai ka vijuar të godasë në fytyrë me qëllim që askush të mos e njohë. Më pas u largua disa metra më larg, ku qëndroi deri në momentin e arrestimit. Gjatë shoqërimit në polici pranoi ngjarjen duke saktësuar se e ka qëlluar pasi e tradhtonte.

Ndërkohë, në banesën ku jetonte familja Gjata, tashmë nuk ka asnjë njeri. Ceremonia mortore e Almës do të zhvillohet në qytetin e Lushnjës, ku banojnë edhe prindërit e saj. Dy fëmijët do të jetojnë me gjyshërit. Këta të fundit nuk dëshirojnë që të kenë asnjë kontakt me familjen e Sokol Gjatës. Sot, pritet që burri vrasës të dalë para gjykatës për masën e sigurisë. M.S

Dëshmia e burrit: Vrava gruan se më tradhtonte burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›