E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, makina bie në humnerë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethin e Tropojës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gri ku një automjet me të cilin udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
 

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Sokol Përpalaj, me detyrë shef finance në komunën Lekbibaj dhe jan plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bajram Currit dhe sipas mjekëve  njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
 

Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.
 

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›