Obama vizitë surprizë në Afganistan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mbërritur ditëne djeshme në Afganistan në një vizitë surprizë. Vizita përkon me një vjetorin e vrasjes së armikut numër një të SHBA, Osama Bin Laden i cili u eliminua nga forcat speciale të ushtrisë amerikane në Pakistan.
Lajmi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë dhe mediat amerikane mbrëmjen e ditës së martë, pasi që në fillim ishte komunikuar nga dy televizione afgane por ishte mohuar nga autoritetet amerikane e afgane.
Gjatë vizitës së tij në Kabul, Obama është takuar dhe ka biseduar me presidentin Hamid Karzai në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme midis dy shteteve, pas mundësisë së tërheqjes së forcave të NATO nga Afganistani në vitin 2014.
Obama e Karzai nëkëtë rast kanë nënshkruar një marrëveshje bilaterale e cila përcakton raportet midis SHBA dhe Afganistanit në dekadën e ardhshme. Një hap që me siguri konfirmon lajmin e tërheqjes së shpejtë të trupave nga Afganistani.
Obama e ka cilësuar Afganistanin si aleat shumë të rëndësishëm jo anëtar i NATO.
Vetë Obama ka deklaruar se pas 10 vjetësh lufte jahstë vendit të tyre ka ardhur momenti që amerikanët të rimarrin në dorë amerikën e të mendojnë për realizimin e ëndrrave të fëmijëve të tyre.
Gjithashtu, presidenti Obama është takuar me trupat amerikane, në bazën Bagram nga ku ka mbajtur më vonë dhe një fjalim drejtuar dy kombeve, në një lidhje televizive direkte.
Gjatë fjalës së tij Obama ka kujtuar atentatet e 11 Shtatorit, momentin kur nisi lufta në Afganistan, duke thënë se “pas një natë të errët po cel një ditë e re”. Në fjalën e tij presidenti ka informuar popullin e tij për përfundimin e luftës në Afganistan.
Obama: “Atje ku nisi kjo luftë atje dhe do të përfundojë. Dielli po shndrit përsëri midis kullave të Manhatan-it”.
Sipas marrëveshjes së re midis dy vendeve SHBA premtojnë të impenjohen për të ndihmuar ekonomikisht dhe nga ana sociale e teknike Afganistanin, në këmbim të legalitetit, trasparencës dhe respektimit të të drejtave të njeriut në këtë vend.
Plani i SHBA dhe i administratës Obama është shmangja nga operacionet luftarake brenda 2013, dhe tërheqja e plotë e trupave brenda vitit 2014.
Obama ka thënë se SHBA duan të shkatërrojnë Al Qaeda, dhe se këtë do të vijojnë ta bëjneë edhe më tej. Obama ka folur edhe për talebanët në Afganistan, duke lënë të hapur mundësinë e negociatave me ata të cilët refuzojnë luftën e armatosur dhe nuk janë aleatë të Al Qaeda.
(ar.si/BalkanWeb)