E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia operacion arrestimesh në Kamzë, plagoset polici

TIRANE- Një superoperacioni i policisë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Kamzës.  Burime nga policia bëjnë të ditur se operacioni kishte për qëllim arrestimin e një grupi kriminal, të cilët sipas hetimeve, dilnin natën dhe u bllokonin rrugën furgonave.

Pranë kryqëzimit të Bathores  raportohet se ka pasur përplasje mes policisë dhe grupit të personave, të cilët ishin të armatosur. Nga të dhënat e para, burime nga policia, bëjnë të ditur se nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur një polic. Në ngjarje kanë ndërhyrë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Burime nga policia bënë të ditur se janë arrestuar të paktën 15 persona

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një sasi armësh.  Në orët në vazhdim policia e Tiran^s pritet të japë detaje në lidhje me këtë operacion.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›