E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet pronari i tavernës "San Marko"

Të tjera rreth shkrimit Operacion arrestimesh në Kamzë, plagoset polici TIRANE- Një person ka mbetur i vrarë gati një orë pas mesnatës në tavernën San Marco, përballë prokurorisë së rrethit të Tiranës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 01: 20 minuta të së mërkurës. Nga të dhënat e para mësohet se vrasja është shënuar brenda tavernës, dhe viktima Nikolin Doda është pronari i saj.

Mendohet se ka dhe të plagosur por nuk është konfirmuar ende. Policia nis hetimet për të zbardhur vrasjen. Nëntë persona janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit, 6 vajza dhe 3 djem.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›