Numerimi elektronik ne zgjedhje, rezultati i votave nga 2- 8 ore Rozeta Rapushi
Identifikimi elektronik i votuesve ne zgjedhje dhe numerimi po elektronik i votave, ishin thelbi i diskutimeve ne tryezen e djeshme te organizuara nga OSBE per "Teknologjite e reja ne zgjedhje dhe Administrimi i Zgjedhjeve". Pozita dhe opozita, te perfaqesuar ne kete tryeze nga dy bashkekryetaret e komisionit te posacem per reformen zgjedhore, Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri, diskutuan mundesite per te pranuar nje variant te ri identifikimi dhe numerimi elektronik. Per te vene ne jete kete projekt, jane thirrur edhe kompani nderkombetareve, te cilat shpjeguan dje mundesite e numerimit elektronik, proces ky i perhapur ne shume vende te botes. Nje kompani britanike, e pranishme ne tryezen e djeshme, prezantoi se si mund te nxjerre nje rezultat te besueshem maksimumi brenda 8 oreve. Ndersa nje kompani amerikane, me makinerite e te ciles zhvillohen zgjedhjet ne Shtetet e Bashkuara, ofron nje rezultat brenda 2 oreve per shkak te proceseve te trefishta te makinerise. Nje propozim tjeter interesant, u be dje edhe nga Estonia. Ajo propozon votim me internet dhe numerim te menjehershem te votes. Tashme i mbetet forcave politike, qe te percaktojne se kush do te jete teknologjia qe pershtatet per zgjedhjet ne vendin tone dhe si do te realizohet ajo. Me gjithe teknikat e reja per me shume besim ne zgjedhje, diplomatet u shprehen se teknologjia nuk mund te beje mrekulli nese partite politike nuk kane vullnet per ta perdorur ate sipas ligjit. "Eshte e rendesishme qe te mos behet asgje qe mund te sabotoje zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Eshte e rendesishme te mos vonohet dhe mos krijohet nje situate ku reformat kryhen ne minuten e fundit. Duke u vonuar, pala qeverisese ekspozohet ndaj kritikave per kryerjen e gjerave ne nxitim e siper thjesht qe te quhen te mbaruara. Vonesa, gjithashtu i jep ze atyre qe kritikojne opoziten per ngecje e bllokim. Menyra se si do te kryhet kjo reforme, do te kete ndikim direkt ne progres raportin e Brukselit", u shpreh Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu. Po keshtu edhe kreu i OSBE-se, Eugen Uollfarth, tha se zgjidhjet e nxituara te minutes se fundit, nuk mund te jene me alternative. "Ky eshte nje proces i nderlikuar qe kerkon nje debat gjitheperfshires ne nivel politik dhe teknik. Duhen bere te gjitha perpjekjet qe te shfrytezohet si duhet afati tashme i shtyre, ne menyre qe ai te mos tejkalohet serish. Pres me padurim te shoh nga Komisioni, zgjidhje jetegjata dhe ne kohen e duhur, te cilat duhet te vijne si rezultat i nje pune konstruktive nga te gjitha palet. Edhe ketu fjala kyce eshte besim", u shpreh Uollfarth. Sipas tij, u takon partive politike, te bejne maksimumin per te gjetur zgjidhje per ceshtjet e ndryshme ne menyre qe t'u ofrojne me te miren popullit te tyre, votuesve. "U bej thirrje te gjitha paleve qe te angazhohen ne nje proces te frytshem, te bazuar krejtesisht ne dialogun nderpartiak, respektin e ndersjelle dhe bashkepunimin e pakushtezuar", shtoi ai.