Presidentja Jahjaga pret kreun e VV, Albin Kurti
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim një delegacion të Lëvizjes Vetëvendosje, të kryesuar nga kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti.
"Presidentja Jahjaga dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë me theks të posaçëm për nismën e Presidentes për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, mekanizëm ky bashkërendues institucional",-thuhet në njoftimin për media të kabinetit të presidentes.
"Presidentja Jahjaga theksoi së Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane bashkërendon ndërtimin e konsensusit institucional dhe shoqëror dhe rekomandon konkretizimin e veprimeve në procesin e integrimit evropian",-thuhet në njoftim.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)