udia ne Lushnje komunat e qeverisura nga PS fitohen prej PD-se
Numërimi i fletëve të votimit për komunat e rrethit të Lushnjës është një proces që po kryhet me transparencën më të plotë dhe pa kontestimin më të vogël.
Deri tani, dy bashkitë e këtij rrethi janë fituar nga koalicioni i “Aleancës për të Ardhmen”, ndërsa beteja për komunat është në favor të “Aleancës për Qytetarin”.
Në bashkinë e Lushnjës, ish-deputeti Fatos Tushe, fitoi përballë Albert Sanxhakut i cili kërkonte një mandat të dytë, me një diferencë prej 3700 votash.
Lushnjarët kanë votuar për dy të majtë në këto zgjedhje, PS--LSI.
Mendohet që lëvizja e Sanxhakut gjatë katër viteve herë me PS e herë me LSI, ka ndikuar në votimin për bashkinë e qytetit.
Rezultati i bashkisë Divjakë, i cili u fitua nga Fredi Kokoneshi i PS, përballë Rako Gorresë i PD, me 49 vota diferencë, në fakt ishte një rezultat i ngushtë për Divjakën.
Në shumë zona, qytetarët e Divjakës votuan kundër PD, për shkak të problemeve të nisura në këshillin e kësaj bashkie me privatizimin e plazhit.
Banoret e Divjakës nuk arritën te privatizonin asnjë nga kabinat e plazhit, por kanë qenë persona jashtë kësaj bashkie që u bënë zotër të tyre.
Kjo mendohet të ketë qenë arsyeja kryesore që këtë bashki ta humbisnin të djathtët pas dy mandatesh.
Përsa u përket komunave të rrethit të Lushnjës, nga 14 të tilla, 8 janë qeverisur nga të djathtët për 4 vite ndërsa rezultatet e votimeve të 8 majit janë surprize. Momentalisht, PD ka fituar në komunat të cilat kanë qenë prej 8 ose 12 vitesh të qeverisura nga të majtët. Rezultati i komunës Fiershegan ishte i papritur për socialistët.
Shkëlqim Murati, një elektriçist i zonës i PD, ka fituar përballë socialistit Bedri Hida i cili kërkonte mandatin e tretë.
Edhe Bubullima e qeverisur prej 16 vitesh nga socialistët, këtë herë është fituar nga PD.
Të pritshme kanë qenë rezultatet e fitores së PD për komunat Kolonjë dhe Remas, Krutje, Seman.
Këto komuna janë fituar nga Jakup Beqiri në Kolonjë, mandatin e dyte dhe Agin Rredhi në Remas mandatin e tretë të radhës.
PD në Lushnjë humbi komunat Grabjan dhe Allkaj.
Ardian Shurdhaqi kërkonte mandatin e katërt të tij, por që e ka humbur atë përballë Avdi Snallës, i cili ka mandatin e parë.
Po kështu, dhe Allkaj është humbur nga demokrati Petrit Maliaj i cili kërkonte mandatin e dytë dhe është fituar nga Erges Gjordeni një djalë i ri i socialistëve.
Interesant mbetet rezultati i komunës Karbunarë e vogël, i cili deri tani prej 18 vitesh është i qeverisur nga socialistët.