E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Politika të përmbyllë në mënyrë të rregullt procesin zgjedhor

Ambasadori amerikan, Withers ka përzgjedhur situatën e duhur, ku kanë qenë pranë njëri- tjetrit dy liderët e forcave më të mëdha politike, Rama dhe Berisha, për ti bërë thirrje politikës shqiptare të përmbyllë në mënyrë të rregullt gjithë procesin zgjedhor. Pavarësisht se kush e fiton këtë garë, i inkurajojë të gjithë faktorët politikë në vend të tregojnë vullnet të mirë dhe të ndërmarrin përpjekje të sinqerta, që dhe ju të gjeni kompromiset e domosdoshme për të kapërcyer dallimet tuaja. Dhe ju të motivoheni nga dëshira për ti lënë fëmijëve dhe nipërve tuaj një Shqipëri më të mirë, më të fortë se ajo që ju trashëguat. Ose po ta thosha me fjalë më të thjeshta do ta thosha, nga shumë, një, theksoi Withers. Deklaratat, diplomati amerikan i bëri gjatë ceremonisë së festës së pavarësisë së SHBA-së. Këtë deklaratë, ambasadori amerikan në Tiranë, e ka bërë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane, për 233 vjetorin e krijimit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të pranishëm në pritjen e kësaj ambasade ishin presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, kryeprokurorja Ina Rama, si dhe deputetë dhe përfaqësues të medias e të komuniteteve fetare. Ndërkaq pak ditë më parë, ambasadori amerikan, Ëithers është shprehur i bindur se numërimi mund të kërkonte kohë dhe u bëri thirrje qytetarëve për të mos hamendësuar, por të prisnin rezultatin. Nisur nga raporti paraprak i ndërkombëtarëve për zgjedhjet në Shqipëri, Ëithers ka nxituar autoritetet shqiptare që të përmbushin me standardet e larta në votimet e ardhshme, ndërkohë që vlerëson se votimet e 28 qershorit ishin të mirëadministruara dhe të qeta. Tani presim përfundimin e numërimit të votave si dhe zyrtarizimin e rezultateve në një mënyrë po kaq të rregullt. Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve ka prodhuar një raport paraprak të mirëmenduar dhe objektiv që i karakterizon këto zgjedhje si përmirësim krahasuar me praktika të mëparshme, por që edhe shpreh shqetësim në lidhje me mangësi që mbeten në proces. Jam në një mendje me këto gjetje dhe nxis autoritetet shqiptare të ndërtojnë mbi suksesin e djeshëm për të përmbushur standarde më të larta dhe më kërkuese ndërkombëtare në votime të ardhshme, nënvizoi ai. Po ashtu, Ëithers ka shfrytëzuar këtë mundësi për të përgëzuar popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë që ka treguar në zgjedhjet e të dielës, dhe ka ofruar urimet e tij më të mira për të ardhmen. Ndërkohë që në orët e para të ditës së djeshme, Ëithers ka deklaruar se i vetmi sondazh që vlen vërtetë janë votat e dhëna nga votuesit dhe rezultati real është ai që del nga numërimi zyrtar. Ai theksoi faktin se kur të jetë numëruar edhe vota e fundit, atëherë shqiptarët duhet të festojnë këto zgjedhje. Ndërsa ditën e zgjedhjeve, Ëithers i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos i nënshtrohen asnjë presioni nga asnjë grup, por sipas tij duhet  jenë të duruar për rezultat e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›