Numri dy i qeverise bullgare sot ne Tirane
Zevendeskryeministri dhe minister i Puneve te Jashtme i Bullgarise, Ivailo Kalfin, do te zhvilloje nje vizite zyrtare sot ne Tirane me ftese te ministrit te Jashtem, Basha. Ne kete vizite perfaqesuesi i larte bullgar do te pritet ne takime te vecanta nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Anetaresimi sa me i shpejte i Shqiperise ne NATO si anetare me te drejta te plota, procesi i integrimit ne BE, zhvillimet ne rajonin tone, Kosova si dhe ecuria e bashkepunimit dypalesh do te jene disa nga ceshtjet qe do te trajtohen gjate bisedimeve.