E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austriaket pritet te ndertojne banesa per te varfrit

Kryeministri Berisha priti dje nje grup kompanish austriake, te interesuar per investime ne fushen e ndertimit te banesave per njerezit ne nevoje.

Perfaqesuesit e ketyre kompanive i paraqiten kreut te qeverise, Berisha, nje propozim per hartimin dhe zbatimin e projekteve ne fushen e strehimit te shtreses shoqerore me ne nevoje. Sipas tyre, eksperienca e tyre ne Austri dhe vende te tjera konsiston ne hartimin e nje pakete politikash dhe ligjesh per aplikimin e projekteve ne fjale. Kryeministri Berisha i falenderoi perfaqesuesit e kompanive per interesin dhe propozimin konkret te tyre per te shtrire kete lloj aktiviteti ne Shqiperi. Po dje, Kryeministri Berisha priti ne nje takim nje delegacion investitoresh maqedonas, te kryesuar nga ministri i Transporteve te Maqedonise, Mile Janakieski. Ministri maqedonas i Transportit i paraqiti Kryeministrit Berisha nje projekt-ide per nje zhvillim rajonal ne sistemin e transportit. Kryeministri Berisha nga ana e tij i sugjeroi ministrit maqedonas qe qeverite e Shqiperise, Maqedonise dhe vendeve te tjera te rajonit, te bashkerendojne forcat dhe mundesite e financimit te Korridorit te 8-te, pa pritur per aprovimin e financimit te Komitetit Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›