E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nisma jone nuk perjashton asnje force politike

Kryetari i Partise Socialiste leshoi dje nje ftese publike per nje ribashkim mes formacioneve te majta. Kreu i selise roze, duke marre shkas nga miratimi ne Kuvend i ndryshimeve kushtetuese, preferoi qe permes nje komunikimi me mediat te sqaroje rolin, njekohesisht rendesine e ketyre ndryshimeve. Por, sipas tij, reforma zgjedhore e miratuar ne parlament nuk perjashton asnje force politike nga mundesia per te konkurruar ne menyre te lire dhe te ndershme. “Kuvendi kaloi nje pakete qe i dha fund nje kapitulli te gjate te zgjedhjeve te pandershme. Kjo reforme e miratuar nga nje debat i gjate hapi nje kapitull te ri, duke i dhene fund lojes kukameshefti per zgjedhjet mes partive”, vleresoi Rama gjate fjales se tij. Nderkaq, ne distance, kreu i PS-se, Rama, siguroi aleatet e majte se ky votim nuk do te thote se i ka perjashtuar ata nga gjiri i majte. “Dua te ftoj sot se te gjithe ata qe votuan kunder kesaj reforme se ky ndryshim themelor nuk eshte kunder tyre dhe nuk perjashton asnje te punoje i lire. Partite opozitare dhe individe qe duan te bashkohen me ne, do te bashkohen me ne ne betejen historike per ballafaqimin e nje politike te re, kunder politikes se vjeter te 17 viteve tranzicioni dhe kunder Kryeministrit te paafte, Sali Berisha. Kjo eshte nje nisem radikale qe i jep programeve tona peshe. Kesaj nisme duhet t’i japim mbeshtetje se bashku me te gjithe ata qe e shohin politiken si mision ndryshimi. Duhet t’i ftoj aleatet ta shohin kete perpjekje si shprehje te nje vetedije te re”, u shpreh Rama. Njekohesisht, pare ne kete kendveshtrim, kreu socialist, duke i meshuar thirrjes se tij, nenvizoi se “sot eshte koha e forces se qete dhe jo gjuhes se forces. Eshte koha e forcave kunder politikes se vjeter dhe kunder Kryeministrit Sali Berisha. Per kete bashkim te ri, une me mish e shpirt jam i angazhuar dhe ne kete bashkim te ri jane te ftuar te gjithe”. O.XH.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›