Topalli vlereson ndryshimet, hesht per “Topin”
Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vleresoi dje, nje dite pas votimit, si ngjarje historike miratimin e paketes kushtetuese ne Kuvend. Duke i meshuar numrit te larte te votave 117 pro, me te cilat u votua paketa e ndryshimeve ne Kushtetute, Topalli theksoi se ne 20 vjet nuk eshte pare nje konsensus i tille. Ky konsensus i hap rrugen nje debati te ri qe do te nise ne komisionin e posacem per reformen zgjedhore, i cili do te rinise per te ndryshuar tashme Kodin Zgjedhor. Topalli anashkaloi dje cdo pyetje ne lidhje me ndryshimet ne procedurat e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. “Jo nuk kam koment”, u shpreh Topalli kur u pyet mbi rezervat qe Presidenti Bamir Topi dha per ndryshim te shpejte te Kushtetutes dhe pa analiza te gjera.
Reagimi
Per Shqiperine hapet nje epoke historike per stabilitet politik e pa kriza. Keshtu e perktheu ndryshe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, votimin ne Kuvend te paketes se ndryshimeve kushtetuese. “Per here te pare, ne saje te kesaj reforme historike dhe te konsensusit te jashtezakonshem qe u arrit, nuk do te kete me mundesi klientelizmi politik ne zgjedhjet politike, nuk do te kete me mundesi deformimi te votes”, tha Kryetarja. Sipas saj, reformat nuk do te behen me nen presion dhe ne krizen e dites, por do te ndermerren ne sensin e madh te pergjegjesise per t’i krijuar vendit institucione stabel dhe mundesi reformash te metejshme. Topalli e quajti nje fryme perendimore dhe shenje civilizimi miratimin ne Kuvend me 117 vota. Kryetarja hodhi poshte dhe zerat se Kryeministrit Sali Berisha i eshte dashur te binde me premtime aleatet per te votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Sipas Kryetares, votimi pro dhe i disa aleateve, ka te beje me principin e renies se “Dushkut” dhe hapjes se nje stabiliteti ne vend, ku te kete peshe vota. “Kam pershtypjen se ata gjithmone kane qene te vetedijshem dhe kane pasur sensin e pergjegjshmerise per te menduar per vendin, per stabilitetin, te ardhmen dhe jo per veten”, tha Topalli ne lidhje me aleatet. Kryetarja theksoi se tashme e djathta do te punoje qe ne zgjedhjet e ardhshme koalicioni i djathte te mos humbe asnje vote. “Une jam e sigurt qe ky sistem elektoral na jep mundesine qe te mos humbim asnje vote”, tha ajo.
Presidenti
Me shume lezet, Kryetarja Topalli shmangu dje komentet per ndryshimin qe iu be Kushtetutes per procedurat e Presidentit te Republikes. Pa dhene komente, Kryetarja iu shmang pyetjes, duke thene se nuk ka marre ndonjehere aq shume mesazhe urimi nga qytetare sa dje. Pa komentuar keshtu dhe kerkesen e mbi 28 deputeteve qe Presidenti te zgjidhet nga populli e jo me shumice te thjeshte 70+1. “Reforma ishte historike, e jashtezakonshme dhe e realizuar, ashtu sic e bejne vendet perendimore midis mazhorances dhe opozites. Reformat e medha te shtetit behen gjithmone nga mazhoranca dhe opozita se bashku dhe rezultati i djeshem ishte nje finalizim i mrekullueshem”, vijoi Topalli. Sipas saj, reformat e medha iniciohen, drejtohen dhe finalizohen permes lidershipeve te forta qe guxojne te ndermarrin reforma. “Jo te gjithe kane kurajen, jo te gjithe e kuptojne dhe e ndiejne se sa e rendesishme eshte qe te mendosh me pare per vendin, qytetaret, pastaj per te tjerat”, ironizoi Kryetarja. Me gjithe rezervat qe mund te jene shprehur deri me sot si nga partite e vogla ashtu dhe eksperte apo Presidenti i Republikes, Topalli tha se tashme te gjithe e kane kuptuar se sa e rendesishme ishte kjo ngjarje. “Sigurisht qe ishte reforme e veshtire, ishte reforme unike, ishte i mrekullueshem fakti se ne thelb te saj, ne finalizim te saj ajo kishte sensin e pergjegjesise per shtetin, per Shqiperine, per vendin tone”, theksoi ajo.