Numri i te vdekurve nga anija italiane Costa Concordia arrin ne 13

Numri i te vdekurve nga anija turistike italiane Costa Concordia arriti sot ne 13 pasi palombaret nxorren trupin pa jete te nje gruaje nga pjesa e mbrapme e anijes.
Dje ne kete anije u gjet trupi pa jete i nje gruaje tjeter . Thuhet se te dy keto gra kishin veshur jelekun e shpetimit. Keto dhe shumica e viktimave te katastrofes se 13 janarit nuk jane identifikaur ende.
Gati 20 vetave shumica e tyre pasagjere nuk u dihet fati. Ekziston shqetesimi se disa pasagjete te paregjistruar mund te kene qene ne bordin e kesaj anijeje.
Anija 114 mije toneshe po rreshqet me ngadale mbi shkembijte ujore ku ka ngelur ne ishullin Italian Giglio duke shkaktuar shqetesim se perpjekjet per shpetimin e saj do te veshtiresohen edhe me tej. Ekziston nje shqetesim tjeter se afro 2 mije e 500 tonelata karburant ne bord mund te fillojne te rrjedhin ne det dhe kjo do te shkaktonte nje katastrofe te madhe per mjedisin.
Dje autoritetet italiane shpallen gjendjen e jashtzakonshme ne kete ishull te vogel.
Media italiane thote se palombaret qe kontrollonin anijen turistike Costa Concordia gjeten diskun e te dhenave te udhetimit.
Sipas njeftimeve te medias disku qe u gjet dje vone mund te hedhe drite mbi rolin e kapitenit Francesco Schettino ne katastrofen e anijes. Prokuroret italiane po hetojne rolin e Schettinos ne perplasjen e anijes dhe me pas ne operacionet e shpetimit te udhetareve.