E Diel, 1 Nëntor 2026

Numri me i madh i te punesuarve me arsim te mesem

Ministria e Punës

Aktualisht nga 20 mijë vende të lira pune, që janë shpallur nga Zyrat e Punësimit në të gjithë vendin për vitin 2010, rezulton se janë punësuar rreth 11500 persona. Autoritetet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit sqarojnë se grupmosha që është punësuar është nga 20-35 vjeç, ndërkohë që kjo kategori është dhe ajo që është më e interesuar.

Nga të dhënat që raporton Shërbimi Kombëtar i Punësimit rezulton se numri më i madh i punësimeve regjistrohet në industrinë e përpunimit dhe atë të ndërtimit. Pjesa më e madhe e të punësuarve kanë qenë me shkollë të mesme, ndërkohë që në totalin e punësimeve për vitin 2010, vetëm 1500 punëkërkues rezultuan të ishin me arsim të lartë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›