Nuri Skam abuzuar me postin shantazhe qe te heqim dore nga prona
Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise ne nje deklarate per shtyp pergenjeshtroi dje nje artikull te organit te partise Socialiste Zeri i Popullit ku ai akuzohet per pervetesim pronash. Une Florjan Nuri deshiroj te sqaroj opinionin publik mbi shpifje te ngritura ne gazeten Zeri i Popullit te dates 17 Nentor ku ngrihen pretendime se une kam ushtruar presion ndaj organeve te drejtesise si dhe institucioneve qe mbulojne fushen e pronesise per te grabitur nje prone njoftoi Nuri. Deklaroj me pergjegjesi te plote morale dhe ligjore se as une dhe asnje nga pjesetaret e familjes time per asnje moment dhe per asnje rast nuk ka ushtruar asnje presion apo ndikim mbi organet e drejtesise dhe organet administrative qe shqyrtojne ceshtjet e pronesise. Kemi kerkuar dhe vazhdojme te kerkojme te drejten qe na njeh ligji te jemi pronare te prones qe na takon dhe qe padrejtesisht na eshte mohuar permes akteve administrative te falsifikuara thote ai ne nje njoftim edhe ne emer te trashegimtareve te tjere te prones. Te gjithe trashegimtaret e prones perkatese i jemi drejtuar organeve te drejtesise dhe atyre ekzekutive te cilat me detyren qe ligji u ngarkon na kane dhene te drejten qe na takon. Kemi fituar te drejten nga te dy shkallet e gjyqesorit ne lidhje me kete ceshtje. Theksoj se vendimet gjyqesore dhe administrative jane trajtuar ne nje kohe qe Florjan Nuri nuk mbante pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem ne Ministrine e Drejtesise sqaron me tej ai. Ndersa pohon se i jane bere shantazhe. Megjithe shantazhet e vazhdueshme per te hequr dore nga padia permes se ciles gjykata na ka dhene te drejten e pronesise nuk mund te pranojme keto kercenime pasi pozicioni im ne administraten publike nuk mund te mohoje te drejten e pronesise te nje grupi trashegimtaresh legjitim thuhet ne njoftim.