E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha kerkon bashkepunimin e agjencive te turizmit vizat

Per te pasur nje mbarevajtje sa me te mire te liberalizimit te vizave Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka mbledhur ne nje takim perfaqesuesit e agjencive te udhetimit dhe operatoreve turistike. Gjate ketij takimi Basha u ka kerkuar qe te kete nje bashkepunim me autoritetet policore per te garantuar nje proces sa me normal te levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne zonen Shengen. Ne lidhje me kete bashkepunim Ministri u ka kerkuar nje mbikeqyrje me te rrepte te procesit per te parandaluar ate qe ndodhi me Serbine dhe Maqedonine. Duke shtuar se Nje mase jo te vogel pergjegjese kane qene agjencite e udhetimit dhe ne kete kuader padyshim veprimi dhe mosveprimi ju ngarkon me pergjegjesi para ligjit.

Ministri Basha u kerkoi qe bashkepunimi te konkretizohet dhe te jete sa me operativ me autoritetet policore qe do te vene numra telefonike ne dispozicion te agjencive turistike per informacione dhe sqarime te nevojshme per levizjen e lire. Jane pikerisht agjencite e udhetimit operatoret turistike ato qe do te perballen me fluksin e qytetareve qe do te udhetojne ne zonen Shengen- Theksoj Basha. Ministri i Brendshem ka shprehur vleresimin maksimal per bashkepunimin ne teresi me agjencite e udhetimit me operatoret turistike me shoqerite ajrore detare apo te transportit rrugor. Duke shprehur se i eshte referuar raporteve te policise mbi bashkepunimet e meparshme ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore dhe luften kunder trafikut te narkotikes.

Gjate bashkebisedimit me perfaqesuesit e operatoreve turistike dhe agjencive te udhetimit Ministri Basha u dha sqarimet e nevojshme mbi menyren e bashkepunimit me autoritetet policore si dhe me rregullat qe duhet te ndiqen prej tyre per te shmangur probleme te mundshme me levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne zonen Shengen. Per te mbrojtur me cdo kush kete te drejte qe kemi fituar e enderruar prej kohesh Ministri u ka kerkuar qe duhet te jemi pergatitur per cdo situate. Kerkohet bashkepunimi juaj ne radhe te pare si qytetare te ketij vendi ne radhe te dyte si nje nga deget e ekonomise qe do te kete perfitimet me te prekshme si rezultat i kesaj lirie te mohuar dhe tashme te fituar-deklaroi Ministri Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›