Vrau babe e bir te Kater Rruget arrestohet i dyshuari

Policia Autori i krimit dyshohet edhe per nje vrasje te vitit 1996. Motiv mendohet te jete nje problem pronesie
Vrasja e para 8 diteve ne vendin e quajtur Kater Rruget Shijak ku mbeten te vdekur pasi u qelluan me arme zjarri dy persona ka tashme nje autor dhe ai eshte fqinji i viktimave. Policia konfirmoi se diten e djeshme ishte bere identifikimi dhe ndalimi i autorit te dyshuar te kesaj ngjarjeje si dhe me zbardhjen e motiveve.
Ne oren 18.30 te dites se djeshme nga ana jone u be ndalimi i 53-vjecarit Hysen Kamber Shera lindur ne Nikel Kruje dhe banues ne Kater Rruget Shijak komshi i viktimes qe prej 3 vitesh njoftoi policia. Ndersa zbuloi edhe se i dyshuari i vetem i krimit kishte vrare dhe me pare por ishte liruar per mungese provash.
Shera eshte dyshuar si autor i nje tjeter vrasjeje te kryer ne vitin 1996 ne rrethin e Krujes per motive gjakmarrjeje ngjarje ne te cilen ka mbetur i vrare me arme zjarri Lutfi Meta.
Lidhur me kete ngjarje ky shtetas ka kryer nje periudhe prej 33 muajsh paraburgim dhe me pas eshte liruar per mungese provash.
Struktura Per Hetimin e Krimeve Kunder Personit amp Jetes ne Drejtorine e Policise Qarkut Durres tha se operacioni erdhi ne bashkepunim me strukturat e Komisariatit te Policise Shijak dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres.
Kurse pohoi se me qellim zbardhjen e kesaj ngjarjeje si rezultat i nje pune intensive hetimore te panderprere duke perdorur edhe metodat speciale te hetimit eshte konkluduar diten e djeshme me identifikimin dhe ndalimin e autorit te dyshuar te kesaj ngjarje zbardhjen e motiveve si dhe dokumentimin ligjor te saj.
Nga teresia e veprimeve hetimore e procedurale te kryera si dhe ne baze te provave shkencore te grumbulluara rezulton se Shera per motive krejt banale ka vrare me arme zjarri Fatmir Sula 50 vjec dhe djalin e tij Izmir Sula 18 vjec njoftoi policia.
E gjitha erdhi pasi para disa muajve ndermjet tyre kane pasur nje konflikt per motive banale konflikt pas te cilit te dy palet nuk kane pasur me komunikim me njera-tjetren.
Gjithashtu rezulton se Hysen Shera eshte dyshuar si autor i nje tjeter vrasjeje te kryer ne vitin 1996 ne rrethin e Krujes per motive gjakmarrjeje ngjarje ne te cilen ka mbetur i vrare me arme zjarri Lutfi Meta. Lidhur me kete ngjarje ky shtetas ka kryer nje periudhe prej 33 muajsh paraburgim dhe me pas eshte liruar per mungese provash tha policia.
Nga ana jone ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik model 56 i kalibrit 7.62 mm me te cilen ky shtetas ka kryer vrasjen si dhe veshjet qe ai ka perdorur per maskim gjate kryerjes se vepres penale nje kapele xhup dhe tuta sporti njoftohet me tej nga blute e Durresit.
Vrasja babe e bir u ekzekutua para shtepise
Me nje bresheri kallashnikovi jane ekzekutuar ne qender te Shijakut ate e bir. Vrasja e dyfishte ka ndodhur pak para ores 18 tek zona e quajtur Kater Rruget e Shijakut kur persona atehere te paidentifikuar dhe me maska kane qelluar mbi Rifat dhe Izmir Sulen perkatesisht 55 vjec dhe 24 vjec. Ngjarja e rende ka ndodhur rruges per ne shtepi pasi kishin mbyllur dyqanin e tyre te cilin e kishin prane vendngjarjes. Burime nga Drejtoria e Policise Durres thane per gazeten standard se ngjarja ka ndodhur kur Rifat Sula bashke me te birin e tij Izmirin ishin duke vajtur ne shtepi dhe pikerisht ne momentin kur ata kishin hyre ne rrugicen qe te con tek banesa e tyre jane qelluar me bresheri kallashnikovi nga persona ende te panjohur. Dy viktimat kane nderruar jete ne spitalin e Durresit ndersa do ti nenshtroheshin nderhyrjeve kirurgjikale.