Edi i rikthehet pasionit të tij, klubeve të natës
Menjëherë pas eliminimit nga “Big Brother” të shtunën e kaluar, Edi duket se e ka mbajtur frymën në një nga klubet e natës në bllok. Si gjithmonë i rrethuar nga miq, nën shoqërinë e të eliminuarve të tjera, por duket se 38-vjeçari ka preferuar
që të shpenzojë më shumë kohë në shoqërinë e Junës, vajzës simpatike që ka marrë pjesë në “Big Brother 1”. Dihet tashmë dobësia e Edit për femrat e bukura, por ne thjesht shpresojmë që atë lidhje që ai nuk arriti ta krijojë brenda shtëpisë, të mund ta realizojë sa më shpejt tani që është jashtë.